TIRANË – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot në mbrëmje shkurtimin e numrit të drejtorëve të ALUIZN-it në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre, ndërsa në rrethe, përgjysmimin e tyre, nga dy në një.

Vendimi është marrë me synimim për të organizuar dhe bërë sa më funksionale, Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave apo Ndërtimeve Informale.”

Reforma në këtë institucion përbën një nga premtimet më të mëdha të fushatës elektorale të PS-së, pasi Kryetari i PS-së, atëhërë në opozitë, deklaroi se do ta drejtonte vetë, personalisht, zgjidhjen e legalizimeve në zonat informale.
informale
(Faksimile e vendimeve të sotme të Qeverisë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)