/ATSH/- Ministria e Bujqësisë do të fillojë këto ditë procesin e shpërndarjes së granteve për fermerët në zonat malore të vendit si në Kukës, Malësi e Madhe, Dibër, Shkodër etj.
Sipas ministrisë së Bujqësisë, fondet subvencion për këto zona do të mbështesin prodhimin e kulturave dhe sektorëve tradicionalë të zonës, si p.sh pataten e Shishtavecit, bimët medicinale në Malësinë e Madhe, blegtorinë, mollët në Dibër etj, me qëllim krijimin e vlerave të një procesi zinxhir, që parashikon prodhim, grumbullim dhe tregtim të sigurt.
Për të zhvilluar një treg dinamik, projektet subvencion në bujqësi synojnë të nxisin krahas prodhimit bujqësor edhe integrimin e resurseve natyrore në krijimin e sistemeve të agroturizmit të mirëfilltë. Fondi total i vënë në dispozicion është 13.1 milion euro nga të cilat 6.5 milionë janë grante të Gjermanisë dhe Danimarkës, ndërsa pjesa e mbetur nga buxheti i shtetit. Këto fonde do të mbështesin fermat me bagëti të imta, bimët mjekësore dhe arrorët