Sali Berisha iu përgjigj ministres së Brendshme, Albana Koçiu e cila akuzoi se porositi dhunën ndaj policëve. Ministrja i tha se shpirtrave të vrarë dhe të dhunuarve nuk u shpëton dot. Berisha vijoi me fjalorin e papërshtatshëm, duke thënë se gojëpërdalurave nuk u përgjigjet kurrë. Berisha e quajti ministren “zonja adresë”, duke thënë se do të ketë fatin e ish-ministrit Ervin Hoxha.

“Gojëpërdalurave nuk duhet tu përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Asnjë polic i lënduar dhe plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi protestues paqësore në lule të ballit me plumb gome që mund të shpojë kafkën. Ju mor për të mbrojtur lubitë tuaja, kryehajdutin Edi Rama. Urdhëroni si thotë zonja adresë, se ai vetë i ka thënë je vetëm për adresa, fatin e atij do pësosh edhe ti, të atij Hoxhaj që foli. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit, jeni skllevër. SI ndihesh e gënjen, trego, turp të kesh, plagët kanë fotografi, kanë emra, cilët janë, nxirrini? Dhe shkojnë dhe rrahin në komisariat...Mos i prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë, se ajo pastaj nuk njeh kufi. Respektojeni, ajo protestoi në mënyrë dinjitoze, paqësore, kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit, nuk kursehet, ju po mbroni hajdutët”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ ‘Dorëzoni Ballukun’, deputetët e PD bllokojnë foltoren sapo i ndërpritet fjala Berishës! Balla: I shërbeni Serbisë! Debate edhe për protestën e dhunshme