Zonja e Parë e SHBA lë spitalin, 'gafa' e Donald Trump që i 'çmendi' të gjithë

Zonja e Parë e SHBA lë spitalin, 'gafa' e Donald Trump që i 'çmendi' të gjithë

Donald dhe Melania Trump

 Presidenti Donald Trump përshëndeti zonjën e parë Melania Trump e cila ka dalë nga spitali të shtunën, por fillimisht e shkroi gabimisht emrin e saj si "Melanie". Nëpërmjet një statusi në twitter, ai është shprehur duke thënë që ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderon të gjithë ata që janë interesuar dhe lutur që ajo të jetë mirë.


(Postimi i Donald Trump në Twitter)

Por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është se fillimisht Trump ka shkruar gabim emrin e gruas së tij dhe është detyruar ta fshijë këtë postim duke e rishkruar përsëri. Trump është duke u rikuperuar në Qendrën Ushtarake Kombëtare Ushtarake të Walter Reed, pasi ajo iu nënshtrua një proçedure embolizimi të veshkave të hënën.

Grisham tha të hënën se zonja e parë pritej të qëndronte në spital rreth një javë. Zonja e parë qëndroi për pesë netë në spital pas ndërhyrjes në veshka dhe ditën e shtunë ka dalë nga spitali dhe mjekët po kujdesen për të.Ata kanë sqaruar shumë spekulime që janë bërë në lidhje me gjendjen e saj shëndetsore duke thënë që ishte një operacion i vështirë dhe se çdo trup reagon ndryshe dhe se Melania po rikuperohet dita ditës.Trump ka shprehur vlerësimin e saj për stafin mjekësor të Walter Reed.

"Një falenderim i sinqertë për Njësinë Mjekësore Walter Reed dhe për të gjithë ata që kanë dërguar dëshira dhe lutje të mira! Ndihem mirë dhe shpresoj që të kthehem në shtëpi së shpejti", ka shkruar ajo të mërkurën.

Ajo është zonja e parë amerikane që i nënshtrohet një proçedure të tillë të rëndë mjekësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës