Zoran Zaev: S’e duam anëtarësimin në BE nëse kërkohet të heqim dorë nga gjuha dhe identiteti jonë

Edhe pse anëtarësimi në BE është një nga prioritetet e qeverisë së tij, kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar që për hir të anëtarësimit të heqë dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas. Një deklaratë e tillë vjen pas mosmarrëveshjeve të shumta me Bullgarinë, e cila po mban peng nisjen e bisedimeve.

 “Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë është heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi si pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian,” – tha Zaev.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje BE-së të ndërhyjë dhe t’i japë fund bllokadës bullgare. Në fjalën e tij Zaev ka shprehur edhe njëherë vullnetin e vendit të tij për të vazhduar më tej bisedimet.

 “Edhe pse Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, unë shpresoj se do të mund të arrijmë një marrëveshje me qeverinë e përkohshme të ekspertëve.” – deklaroi Zaev.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Bullgaria, kërkon që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha dhe identiteti maqedonas para vitit 1945 të ketë rrënjë bullgare, gjë që kundërshtohet fuqimisht nga vendi.  Pa miratimin dhe pranimin bullgar nuk mund të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, për mbajtjen e së cilës duhet një vendim unanim i 27 vendeve anëtare të BE-së.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2021 03:20

    Jam 100 % dakord me ju z.Zaev.Identiteti,kombi,vetedija kush je,cfare perfaqeson,as nuk ka cmim,as nuk shitet,as nuk ndryshohet,as tjetersohet.

    Përgjigju
    • Fol shqip zemra: 07/05/2021 20:26

      Eshte e vertete qe identiteti ,kombi, nuk shiten. Por qa identiteti kerkon zoteria kur pjesa me madhe jane shqiptare dhe ne troje te tyne.pjesa tjeter jane Bullgarofone te ardhun ne Iliri ne shek e shtate si cdo individ sllavfoles. Prandaj bertet Zaev deri kur dhe Shqiperija ti kerkoje tokat qe i kane vjedh kjo fare e poshter.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen