Zotërues të 'fabrikës më të madhe të kanabisit' në Angli, 2 shqiptarët dënohen me 18 muaj burg

Zotërues të 'fabrikës më të madhe të kanabisit' në Angli, 2 shqiptarët dënohen me 18 muaj burg

Foto ilustruese

Dy shqiptarët e arrestuar në shtator për një plantacion kanabisi në Avon të Anglisë , me vlerën e 3 milionë paundëve, janë dënuar nga gjykata me 18 muaj burg.

Emigrantët e paligjshëm, Aleksandër Shyti (46 vjeç) dhe Altin Deda (39 vjeç) kultivonin mbi 4,000 rrënjë kanabisi në 50 metra nëntokë, kur u arrestuan gjatë një operacioni policor. Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitjen e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e merrnin 100 paundë në ditë, të arrinin të ishin në formë sa më të mirë fizike.

Sipas mediave të huaja, plantacioni i dy shqiptarëve besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar në Angli.

Tuneli është ndërtuar fillimisht  nga Ministria e Mbrojtjes për nevoja të sajat, për t’ia lëshuar më pas kompanisë “Heinz”, e cila e shfrytëzoi për të kultivuar kërpudhat e supës. E sapo përvetësuar nga dy shqiptarët, tunelit iu improvizua një hyrje nga një derë e vogël, që të lidhte dy shqiptarët në mënyrë direkte me 40 dhomat ku kultivoheshin bimët e kanabisit. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër