Zoti Egoizëm shfaqet
sonte në Tiranë!

Zoti Egoizëm shfaqet <br />sonte në Tiranë!
Me shfaqjen “Na, të birtë e shekullit të ri”, Teatri Profesionist i Mitrovicës do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrin Kombëtar të Tiranës. Kjo është një shfaqje historike, sepse ka çelur dyert e mbyllura prej vitesh të Teatrit të Mitrovicës. Kështu tha dje në konferencën për shtyp drejtori i Teatrit të Mitrovicës, Mirsad Ferati, i cili do të luajë edhe rolin kryesor në shfaqje.

Trupa e Teatrit Profesionist të Mitrovicës do të ngjis në skenë dramën e autorit Ridvan Dibra me të njëjtin titull, e cila ka qenë fituese e vendit të tretë në konkursin për Dramën Kombëtare “Katerina Josipi”, organizuar një vit më parë nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Shkrimtarit të njohur shqiptar Ridvan Dibra i është akorduar një vlerë prej 1200 eurosh për çmimin në fjalë. Premiera e dramës “Na, të birtë e shekullit të ri” u dha para pak ditësh në qytetin e Mitrovicës. “Shfaqja e kësaj premiere nga teatri i Mitrovicës shënon edhe një ngjarje të rëndësishme në jetën dhe ecurinë e tij, shpalljen si teatër profesionist”, tha dje në konferencën për shtyp Mirsad Ferati, që u dha në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Në Mitrovicë kjo shfaqje ka pasur sukses dhe teatri u rikthye pas problemeve që patën me serbët “në një sallë të tejmbushur me publik të ardhur edhe qytetet e tjera të Kosovës që e kanë pritur me mjaft pëlqim dhe interes shfaqjen. Kam parë shumë duartrokitje nga publiku kur u dha kjo shfaqje në Mitrovicë dhe meqenëse të gjithë ne jemi shqiptarë, mendova se ia vlen ta prezantojmë edhe në Shqipëri këtë dramë duke dashur të kemi të njëjtin sukses”, tha Ferati. Shfaqja është ngjitur në skenë nga regjisori Ben Apolloni dhe është realizuar nga loja e aktorëve të rinj Leonora Hasani e Mirsad Ferati. Kjo dramë me tre aktorë, e cila pasi është dhënë në disa qytete të Kosovës dhe në Teatrin Kombëtar të Prishtinës ka projektuar një turne shfaqjesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pas shfaqjes nesër në Tiranë, ata dëshirojnë ta shfaqin premierën e tyre dhe në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në festivalin Bylis të Fierit, etj. Në teatrin e Mitrovicës kemi pasur teatër dhe artistë të mëdhenj, por deri në deri në vitin 2011 nuk kemi pasur një teatër të qytetit dhe ky teatër ka nisur kthimin me autorin Ridvan Dibra. Mirsad Ferati rrëfeu edhe se çfarë do të luhet në skenë: “Është një regjisor shqiptar është pas një kohe të gjatë i jepet rasti të shkojë nëpër botë me shfaqje, megjithatë problemet i ka bazike dhe ka harrur familjen e gjithçka, sepse i përkushtohet punës në teatër. Ai nuk ka pasur kohë të krijojë familje. Edhe gruaja me ambiciet e saj e dhënë pas karrierës do të konkurrojë jashtë deri në Francë dhe derisa burri nuk ka pasur kohë të krijojë familje, edhe gruaja i përkushtohet karrierës dhe nuk dëshiron që të bëjë familje dhe të ketë fëmijë. Vjehrri i zonjës është i sëmurë dhe në koma, ku këta të dy arrijnë të thurin një marrëveshje për të krijuar një familje të re. Mirëpo kjo familje ndërtohet duke marrë jetën e plakut. Ka një fund fatal, tragjik, ku nuk ndodh vrasja në skenë, por i lihet spektatorit që të nënkuptojë vrasjen”. “Shfaqja jonë në Shkodër është për spektatorët shkodranë, por edhe për nderuar profesor Ridvan Dibrën, si bir të Shkodrës”, tha drejtori i Teatrit Profesionist të Mitrovicës, Mirsad Ferati.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’