'Zoti na adresoi diku tjetër', Gena tregon si ai dhe bashkëshortja i shpëtuan sulmit terrorist në Stamboll

'Zoti na adresoi diku tjetër', Gena tregon si ai dhe bashkëshortja i shpëtuan sulmit terrorist në Stamboll

Gena Lito

Këngëtari i njohur shqiptar Gena Lito, i cili ndodhet në Stamboll së bashku me gruan e tij, ka treguar se fati e ka ndihmuar të shmangej nga sulmi terrorist, të ndodhur ditën e djeshme në Stamboll, ku 6 persona humbën jetën, ndërsa 81 të tjerë mbetën të plagosur.

Gena thotë se vendin ku ndodhi ngjarja e ka vetëm 1 kilometër larg nga ku po ai po qëndron dhe se kishte planifikuar që të bënte pazare atje bashkë me bashkëshorten pikërisht në orën kur ndodhi sulmi, por planet e tyre ndryshuan papritur.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, tha si për emisionin “Aldo morning show”.

Një sulmi terrorist ndodhi dje në Stamboll, ku 6 persona humbën jetën, ndërsa 81 të tjerë mbetën të plagosur nga të cilët 2 janë në gjendje kritike. Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu tha se një grua e dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe hodhi dyshimet se përgjegjëse është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e ashtu thu: 14/11/2022 19:45

    me mire Zoti mos ta kishte lene te shpertheje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët