Zoti President, garanto Kushtetutën, garanto Kombin!

Zoti President, garanto Kushtetutën, garanto Kombin!

Brizida Gjikondi

Neni 86 i Kushtetutës së Shqipërisë thotë “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Por ju këtë detyrë kushtetuese nuk po e vlerësoni si duhet. Shqipëria prej kohësh është kthyer në një habitat të njerëzve në depresin të thellë vlerash bazike, dhe këtu nuk e kam fjalën për kastën drejtuese politike. Shqipëria prej kohësh është kthyer në një arenë lufte, përplasjesh të interesave të një grupi të caktuar njerëzish si në Shqipëri dhe jashtë saj. Ju tashmë nuk mund të ripërsërsini, fjalët “me qetësi dhe dashuri”, fjalë të huazuara nga Bibla, Ju nuk jeni Krishti, Ju keni detyra dhe përgjegjësi konkrete dhe direkte në këtë prag tragjedie që po i afrohet popullit dhe Kombit shqiptar. Fjalimet dhe deklarimet që Ju drejtoni tërthorazi nga brënda ose jashtë Shqipërisë, nuk ju shpëtojnë nga përgjegjësitë që konkretisht një President Republike ka.

Ju duhet ta njihni mirë Nenin 7 të Kushtetutës së Shqipërisë ku thuhet : Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Dhe ju jeni rregullatori dhe garanti i këtij mekanizmi kyç, për këto tre pushtete, por ndërkohë ju e dini që dy prej këtyre tre pushteteve janë në një krizë të thellë (pavarësisht se njëri prej tyre, ai i gjyqësorit, është në një remont kapital), duke rrezikuar tërësisht stabilitetin e shtetit amë shqiptar dhe rrjedhimisht të Kombit.

Ju në këto momente nuk duhet të mendoni si bashkëshort, as si person me interesa të tërthorta në këtë histori dhe realitet tragjik për Kombin. Ju duhet me urgjencë të thërrisni dhe mblidhni personazhet kryesorë të kësaj katrahure por dhe figurat më me integritet që ky Komb ka pa dallim kufijsh, Shqipëria ëshë djepi territorial i Kombit ( jo më kot sipar Kushtetutës përfaqësoni unitetin e popullit).

Ju duhet të merrni masa konkrete, duke ndërmarë nisma kushtetuese, sidmos për sa i takon gurit të themelit të një shteti dinjitoz dhe sovran, sistemit zgjedhor. Ju nuk mund të heshtni për 21 prillin e 2008, Ju e dini që shqiptarët “falë” atyre ndryshimeve totalitare, vetëm sovran nuk janë, pavarësisht se këtë sovranitet ja u garanton Kushtetuta që në nenin e dytë të saj. Ata jo vetëm nuk mund të zgjedhin drejtëpërdrejt përfaqësuesit e tyre, por ata nuk mund të organizojnë as gjënë më elementare në një shtet demokratik, referendumin, i cili rezulton totalisht i pamundur dhe i mbyllur në mënyrë djallëzore me cdo hallkë dhe cdo procedurë ligjore.

Shqipëria është vëndi i pamundësive të barabrta, Shqipëria nuk ka strategji kombëtare, nuk ka arsim dhe edukim cilësor, ku pikërisht këtu fillon dinjiteti dhe imazhi i një kombi, nuk ka promovim vlerash pozitive, Shqipëria është kthyet në një arenë

korrupsioni, material, moral dhe në një arenë skizofrenie, ku depresioni dhe kurbeti janë ulur këmbkryq, ku edhe Ju keni përgjegjësi direkte në këtë që po ndodh.

Mendoj që plotësimi i detyrave tuaja kushtetuese është emergjent, mendoj që Ju duhet të bëni të mundur që shteti shqiptar mos shndrrohet në një faktor destabiliteti në rajon, dhe në një njollë të vazhdueshme turpi për cdo shqiptar të mirë.

Ju duhet të tejkaloni veten si individ dhe si familjar, interesat tuaja duhet të jenë ato të Kombit.

Abuzimi me pushtetin, kapja e tij, korrupsioni kriminal nuk zgjidhen me përplasje dhe vëllavrasje, sidomos nga anët e së njëjtës medalje. Gjeneza e zgjidhjes është rregullimi dhe harmonizimi tërësor i Kushtetutës dhe sidomos i sistemit zgjedhor, cdo gjë tjetër është pasojë, dhe ju nuk mund të zgjidhni pasojën pa zgjidhur shkakun.

Rezultati i sotëm në Tuz, ish një mësim madhështor për Kombin shqiptar, mësim që prej epokës së Skënderbeut ripohon të vetmen të vërtetë, atë të përbashkuar rreth Flamurit kuq e zi, dhe ky rezultat nuk ka nevojë për deklarata demagogjike por për mbështetje dhe fakte konkrete. Në historinë e kombeve figurat politike nuk hyjnë dhe mbeten për shkak të pasurive, por vetëm e vetëm për shkak të kontributit dhe vendimarrjes në të mirë të Kombit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 06/03/2019 17:13

    SAKT..SHUME SAKTE ZONJE.POR AI NUK DEGJON NGA AI VESH.JO SE NUK DI,POR NUK DO.POR DHE ZBATON URDHRRAT E SALIUT.SE QE TE DY BASHKE KANE VJEDHUR DHE VRARE.DHE KETE JU E DINI MIRE POR NUK E THONI.KA ARDHUR KOHA TE FLITET HAPTE,TE VIHET KUJA NE SHQIPERI,EUROPE E BOTE. -SB+LB,IM,MK KANE VENDOSUR:QE ME PARE SE TE FLIJOHEN BASHKE..TE DJEGIN EDHE NJEHERE VENDIN SI NE 96,97,98,09,11,19.DHE KY URDHER VJEN I SPONSORIZUARE NGA JASHTE...NGA BEOGRADI,MOSKA,ATHINA...KU ATA SHPRESOJNE TE STREHOEN PASI TU TUNDEN PRANGAT NGA S.P.A.K-U..NESE NJE DITE MUND TE BEHET DHE SHQIPETAREVE MUND TU BUZEESH FYTYRA E BERE STRRRE NGA SIKLETI 29 VJEÇAR. -LIKJA NE KTO KUSHTE NUK MUND TE BEJ ASGJE,PASI NUK PO VENDOS AUTORITETIN TE GRUAJA E TIJ QE PO LE NAM KUDO ME MENDJEN E SAJ APO ME NDIKIMIN E TIJ OGURZI.AI ESHTE NE KONTRADITE ANTAGONISTE ME MAXHORABCEN QE E ZGJIDHI.AI KA BERE THIRRJE PER LUFTE KUR ISHTE PRESIDENT.PER SHKAK TE TIJ U BE 21 JANARI DHE TE 4 TE VRARET I QUAJTI KOKEPALARE.AI KA PASURI PRRALLORE NE VEND,ANGLI,SERBI E KUDO DHE PER FEMIJT NE ABGLI PAGUAN 170 MIJ ERO.KESHTU,KREDIBILITETI I TIJ KA RENE NE "0" DHE ESHTE VON PER TE DHENE DOREHEQJEN. -SALIU,LULI,MONA E KO PERFUNDIMISHT NA LANE SHENDEN NGA KUVENDI DUKE U HEQUR QAFE ME VET-VRASJEN POLITIKE QE BENE.TASHME E KA RADHEN LIKE FLORIRI TE BEJE NJE GJE TE YILLE,PASI EUROPA E SHBA FOLEN SAKTE. -POR KYHIMI PAS ESHTE I VESHTIRE PER SALIUN PER RRJEDHOI DHE PER TA.PASI SB NUK NJEH HUMBJE.AI VETEM KENDON KENGEN.."JA VDEKJE JA LIRI,O DJEM RREMBENI PUSHKET TE SHPETOI UNE JO TI. "

    Përgjigju
  • Bureto: 05/03/2019 12:55

    E dëgjon gruaja e dëgjon. Ato që ajo bën janë pikërisht ato që ai ka planifikuar me Berishën dhe që gruaja së bashku ne lulen e Saliut, po e zbatojnë.

    Përgjigju
  • Alidemsi: 04/03/2019 15:38

    Brizida je lodhur kot, po flet me njeriun e gabuar, ai eshte aty nga pazaret politike, e si mund ai te dale mbi keto pazare,,,, ai duhet zhdukur i pari,,, po kush ta zhduki te vdekurit apo te heshturit,,,,

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 04/03/2019 15:25

    Po Floriri yne duhet te mbledhe ne radhe te pare gruan se i mori rruget...Kur nuk eshte i zoti per kete si do te rregulloi Shqiperine.Thirrja jote zonje eshte ulerime ne shkretetire!

    Përgjigju
  • drita: 04/03/2019 14:29

    E ke qare zonja Brizita.

    Përgjigju
    • Jsnulla: 04/03/2019 18:59

      Mire e ke po kujt ja thua Ate se degjon gruaja e vet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë