'Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla...' Droni 'kap' shkelësit/ Ndëshkohen 615 persona dhe 75 shoferë (VIDEO)

TIRANË - Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 75 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 615 qytetarë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. 

Në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe respektimit të masave kufizuese policia ka vënë në dispozicion edhe dronët, të cilët kanë evidentuar qytetarët. pas thirrjes për të dnaluar aty dhe për të pritur patrullën, qytetarët janë verifikuar nëse e kanë apo jo autorizimin për të lëvizur. Vihet re se nga vënia në punë e dronëve është rritur numri i ndëshkimeve.

Bilanci sipas Policisë së Shtetit

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë një person, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Është arrestuar në flagrancë edhe një person tjetër pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

Po në Tiranë janë vënë në hetim në gjendje të lirë dy persona me banim në Krujë, pasi duke qarkulluar me një automjet, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe i kanë fyer e kanosur ata.

Në Durrës është një qytetar është konstatuar duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër.

Ndërkohë në Berat një person është hetuar në gjendje të lirë duke drejtuar motorin pa targa dhe pa leje drejtimi.

Në Kukës është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë një qytetar pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit të detyrueshëm, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar një qytetar pasi është konstatuar duke lëvizur jashtë fashës orare dhe ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë në detyrë.

Në Korçë janë proceduar penalisht J. K. dhe A. K., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të detyrës, si edhe kanë prishur qetësinë publike.

Në Durrës është proceduar penalisht s A. M pasi u kap nga shërbimet e Policisë me një dokument të Ujësjellës Kanalizime Durrës me qëllim lëvizjen e lirë, por nga verifikimet e bëra nuk rezulton të jetë punonjës i kësaj ndërmarrjeje.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 2 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 8 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Në Kukës është proceduar penalisht për fshehje të ardhurash  N. C., banues në Kukës, pasi ushtronte aktivitetin në bar restorantin e tij, pa u regjistruar në organin përkatës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajri: 17/04/2020 13:26

    Sa mire qe kjo venia ne pune e droneve te vazhdoj edhe mbas virusit

    Përgjigju
    • Ajri: 17/04/2020 13:49

      te mungon koha e komunizmit e Ajri? Vdesin tipat si puna jote me shtet totalitar dhe spiunlliqe.

  • albi: 17/04/2020 12:45

    shtet policor dhe popull spiun

    Përgjigju
  • Ariu: 17/04/2020 12:16

    Po ceshtje kjo zoti qytetar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë