Zoto: Nga sot të burgosurit me 
celularë dënim shtesë me 3 vite 

Nga kjo e premte çdo i dënuar që kapet me telefon celular në qeli rrezikon të dënohet me 3 vite burg, ndërsa 5-10 vite dënohet çdo punonjës i burgjeve që kundrejt parave fut sende të ndaluara. 

Në një intervistë për ReportTV, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, deklaron se ashpërsimi i këtyre masave rrit sigurinë jo vetëm në burgje por ka ndikim dhe në sigurinë kombëtare.

Që sot hyjnë në fyqi amendamentet ose ndryshimet e bëra në kodin penal dhe konkretisht i referohem nenit 324 A ku është parashikuar mbajtja e telefonave celulare ose sendeve të ndaluara nga personat e paraburgosur ose dënuar është vepër penale gjithashtu dhe futja e këtyre seneve nga të afërmit stafi familjarë kushdo që mund të jetë është përsëri vepër penale” tha Zoto.



celularet burgje

Dënimet janë ashpërsuar jo vetëm për të burgosurit por ato do të penalizojnë dhe administratën e burgjeve.
 
Kemi gjithsej telefona celularë të cilët u janë kapur të paraburgosurve ose të dënuarve brënda në institucionin tonë janë 1090” deklaroi Zoto.
 
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur nga burgjet shqiptare persona me precedent kriminal apo organizata kriminale kanë dhënë urdhëra për vrasje, gjobvënie apo kanë menaxhuar trafikun e drogës e prostitucionit ndërsa përgjatë 2015 janë sekuestruar 1090 telefona në burgje.

Ky nen është i ndërtuar në dy paragrafe ku mbatja e telefonave dënohet nga 1 deri në 3 vjet kurse futja e tyre nga 5 deri në 10 vjet. Kemi konstatuar persona të cilët janë kapur në flagrancë nga ana jonë të cilët kanë tentuar të fusin sende të ndaluar dhe për këta persona është marrë masa e arrestit në flagrancë nga kontrolli i brëndshëm, domethene persona të stafit me uniform” vijoi ai.

Ndërsa me hyrjen në fuqi të këtyre masave pritet që ky fenomen të ulet dhe të shkëputen lidhjet e krimit me zyrtarët që kundrejt parave i mundësojnë atyre futjen e sendeve të ndaluara, si telefona apo mjete prerëse, armë dhe drogë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit