TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nisi sot "Fushatën anti- korrupsion në sistemin penitenciar". Në mbështetje të prioriteteve të punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe në kuadër të planit të veprimit të 300 ditëve të dyta të qeverisjes, fushata është një nismë e veçantë e këtij lloji dhe sjell një risi për sistemin e burgjeve në Shqipëri. Fushata, e konceptuar si një seri aktivitetesh përgjatë 4 muajve në vijim, nisi sot në një nga IEVP më të mëdha në vend, në Peqin. Në takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, Zv/Drejtori i Përgjithshëm Bledar Skënderi, Drejtori i IEVP Peqin, Fatos Veliu, drejtorët e disa IEVPenale etj.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, theksoi se korrupsioni prek drejtpërdrejtë garantimin e të drejtave të njeriut dhe si i tillë, kërkon një vëmendje maksimale nga të gjithë aktorët në sistemin e drejtësisë.
Drejtoria e Pergjithshme Burgjeve
"Institucionet tona nuk janë të imunizuara nga ky fenomen, prandaj ka rëndësi që të zbatohet ligji dhe të rritet transparenca. Zbatimi i ligjshmërisë ka të bëjë jo vetëm me zbatimin e legjislacionit në fuqi, por lidhet me zbatimin e një sërë procesesh të tjera, siç janë punësimi i të burgosurve, procedurat e lirimit me kusht, zbatimi i udhëzimeve në lidhje me lejet shpërblyese e të veçanta etj. Për këtë arsye, gjatë kësaj fushate kërkohet seriozitet dhe angazhim maksimal nga stafi i institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në të gjithë vendin", u shpreh Zoto.
Zv/Drejtori i Përgjithshëm, Bledar Skënderi, në fjalën e tij u ndal në hapat legjislativë të ndërmarra nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në funksion të respektimit të të drejtave të personave me liri të kufizuar. Ai gjithashtu, u shpreh se nga ana e DPB po merren edhe masa organizative për ndryshimet e udhëzimeve ekzistuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me qëllim forcimin e transparencës dhe luftimin e çdo forme të korrupsionit në sistem.
Drejtoria e Pergjithshme Burgjeve
Çfarë është Fushata anti-korrupsion në sistemin penitenciar"?
10 IEVP janë përzgjedhur për të qenë pjesë e kësaj fushate, nisur nga kapaciteti i institucioneve, dhënia e lejeve dhe performanca e konkretisht: IEVP Peqin, Lushnje, Vaqarr, Durrës, Korçë, Rrogozhinë, "Jordan Misja", "Mine Peza", "Ali Demi" dhe Lezhë. Në të gjitha IEVP e mësipërme do të zhvillohen seanca informuese dhe sensibilizuese me të burgosurit gjatë një periudhe 4- mujore. Gjatë këtyre seancave, që do të drejtohen nga stafi social i IEVPenale, do të prezantohen për të burgosurit materiale dhe informacione në lidhje me korrupsionin në përgjithësi si fenomen dhe format me të cilat shfaqet, studimet e kryera në lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe jashtë saj, luftën kundër korrupsionit dhe masat legjislative në funksion të rritjes së respektimit të të drejtave të personave me liri të kufizuar etj. Krahas këtyre materialeve, një pjesë e të cilave është realizuar me anë të një programi që e lehtëson informacionin e dhënë dhe e bëjnë tërheqës për të burgosurit, do të shpjegohen edhe materialet bazë mbi të cilat vendoset puna konkrete e IEVPenale.
Konkretisht, do të shpjegohet Udhëzimi i Ministrit të Drejtësisë për procedurat e dhënies së lejeve shpërblyese e të veçanta, në mënyrë që personat e privuar nga liria të njihen mirë me të. Nga ana tjetër, do të shpjegohen hapat ligjorë që janë ndërmarrë së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, për të përmirësuar kuadrin ligjor me ndryshime dhe risi. Krahas shpjegimit të këtyre ligjeve, do të jetë i hapur diskutimi me të burgosurit për të parë edhe interesimin e tyre dhe paqartësinë në lidhje me çështjet. Të gjitha sugjerimet, pyetjet, niveli i pjesëmarrjes dhe interesi për njërën apo tjetër temë apo të tjera detaje që do të shoqërojnë këtë fushatë, do të mblidhen dhe do të mbahen parasysh në hartimin e Udhëzuesve Administrativë të Sistemit të Burgjeve për Korrupsionin, që do të publikohen në fund të fushatës, në muajin janar 2015. Po ashtu, të burgosurit do të njihen edhe me një studim të kryer në funksion të kësaj fushate, që është bazuar mbi një sondazh të kryer në të gjitha IEVPenale me të burgosurit, të cilët janë pyetur për tema si performanca e institucionit ku ata janë të akomoduar, korrupsioni për të përfituar favore, etika e komunikimit të stafit, motivimi i personelit, informimi i vazhdueshëm, përfshirja në aktivitete etj. /ATSHe/
/Shqiptarja.com