TIRANE - Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ajo e gazsjellësit TAP kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi sipas të cilës, thjeshtohen procedurat e aplikimit dhe pagesat për dëmshpërblimet e pronarëve që preken nga ky projekt.
 
Marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme nga Kryeregjistruesi Ilirjan Muho dhe Menaxheri i projektit TAP për Shqipërinë Shkëlqim Bozgo.
 
Thjeshtimi i procedurave dhe pagesave të dëmshpërblimeve synon të jetë më afër qytetarëve, përmes zyrave vendore të angazhuara për dhënien e informacionit në kohë reale.
 
Prej kohësh qeveria shqiptare ka theksuar se të gjithë pronarët të cilët preken nga projekti ku do të kalojë TAP, do të dëmshpërblehen për pronën e tyre. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)