Themeluesi i Facebook Zuckerberg akuzohet se ka censuruar foton e vajzës së djegur në Vietnam gjatë ndërhyrjes amerikane. Sipas të përditshmes norvegjeze Aftenpost Zuckerberg ka censuruar foton duke e fshirë nga facebook. Një vendim i tillë ka shkaktuar reagime të shumta ku madje kryeministrja norvegjeze vendosi të protestojë duke publikuar në rrjetin social foton e censuruar.
Sipas gazetës Zuckerberg ka shfrytëzuar pushtetin e tij ku madje facebook ka fshirë edhe një post të një shkrimtari norvegjez që denonconte gjendjen e mjeruar të fëmijëve vietnamez.
Gjatë fjalimit të tij të fundit në Romë, Zuckerberg u shpreh se Facebook është një shoqëri e teknologjisë së lartë dhe nuk është një agjensi informacionesh. Aftenposten është pjesë e një grupi editorial i cili programon të krijojë një rrjet të ri social i cili synon të sfidojë Facebook, Apple dhe Google.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com