SHBA - Themeluesi i rrjetit social, facebook, Mark Zuckerberg ka folur publikisht për herë të parë në favor të reformave për imigracion, një çështje që ai ka qenë duke punuar prapa skenës për muaj të tërë. 

Miliarderi 29-vjeçar e ka deklaruar këtë gjë në San Francisco mbrëmjen e së hënës gjatë promovimit  të filmit dokumentar autobiografik, “Undocumented” të aktivistit dhe gazetarit, Jose Antiono Vargas.

Zuckerberg e ka hedhur poshtë akuzën se ai dhe liderë të tjerë të Silicon Valley po tentojnë të sigurojnë më shumë viza për punonjës të teknologjisë.

“Ne besojmë se kjo është shumë më rëndësi për të ardhmen e shtetit tonë, dhe për ne që të bëjmë atë që është e duhura”, citohet Zuckerberg nga Associated Press të ketë thënë para qindra pjesmarrësve në mesin e të cilëve ka qenë edhe udhëheqësja e demokratëve në senat, Nancy Pelosi dhe kryebashkiaku i San Franciscos, Ed Lee.

Zuckerberg së bashku me ish-shokun e dhomës gjatë studimeve në Universitetin e Harvardit, Joe Green së fundi kanë themeluar një organizatë të quajtur, fëd.us përmes së cilës sqarojnë mënyrën se si 11 milion imigrantë ilegal që jetojnë në SHBA, mund të marrin nënshtetësinë.

(v.gj/shqiptarja.com)