Themeluesi i facebook Mark Zuckerberg ka deklaruar planet e tij për të ofruar internetin edhe në kampet e refugjatëve. Gjatë fjalës së tij në "Forumin e Sektorit Privat
të Kombeve të Bashkuara" në New York, ai tha se do të ndihmojë refugjatët në mënyrë që ata të mbajnë lidhjet me familjet e tyre. Zuckerberg gjithashtu u shpreh se facebook do të jetë pjesë e një fushate për ta bërë internetin të aksesueshëm për çdokënd në planet brenda 5 vitesh.
Sipas tij interneti mund të ndihmojë Kombetet e Bashkuara që të përmbushi objektivat e zhvillimit dhe të luftojë varfërinë.
Bashkëthemelues të kësaj fushate, të quajtur “ Deklarata e Ndërlidhjes”, janë rok-stari Bono, aktorja Charlize Theron, sipërmarrësit Bill Gates and Richard Branson si dhe themeluesi i Wikipedia-s Jimmy Eales.
Zuckerberg tha se facebook do të punojë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
“Ndërlidhja do të ndihmojë refugjatët për një akses më të mirë në komunitetin e ndihmave si dhe për të mbajtur lidhjet me familjarët dhe të dashurit e tyre”, u shpreh ai.
3 bilion njerës anembanë botës kanë akses në internet, ndërsa fushata e rradhës synon të shpërndajë internetin edhe tek 4 bilionë njerës të tjerë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com