Zuri hapësirën e plazhit publik në Lungomare të Vlorës, në hetim 55-vjeçari! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë

VLORË- 120 çadra dhe shezlongë janë sekuestruar në një plazh në Lungomare të Vlorës. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Plazhi i lirë’, u sekuestruan çadrat dhe shezlongët të cilët ishin vendosur në një hapësirë publike duke zënë plazhin publik për pushuesit.

Po ashtu, policia ka vënë në hetim administratorin e subjektit të paregjistruar në organet tatimore, I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Ai kishte zënë hapësirën publike në plazh pa marrë leje në organet përkatëse për të vendosur çadra dhe shezlongë.

“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 30/06/2024 14:25

    Kontrollet duhet te jene te vazhdueshme sepse nuk ka hapesira per plazhe publike

    Përgjigju
  • asolingo: 30/06/2024 10:53

    Le te vazhdojne dhe me Orikumin e njejta pamje dhe atje se kryetari I bashkise fle gjume ne kembe dhe policia ndertimore e korruptuar.

    Përgjigju
    • Arturi: 30/06/2024 14:26

      Sakte

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)