TIRANË - Nga qyteti i Kukësit ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Hasan Halili, zëvendës ambasadori amerikan në vendin tonë, Henry Jardine, inkurajoi qeverinë shqiptare të vazhdojë luftën kundër narkotrafikut.

Jardine ndër të tjera theksoi se qeveria e shqiptare në këtë betejë ka mbështetjen e plotë instancave ndërkombëtare.

“Ambasada Amerikane dhe Qeveria Amerikane mbështet pa kushte luftën kundër nartotrafikut. Asgjësimi i lëndëve narkotike duhet të vijojë, ndërsa prioritet duhet të jetë parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotikëve dhe arrestimi i trafikantëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Shqipërinë dhe policinë e shtetit  në këtë drejtim”- tha Jardine

Zv/ambasadori Jardine u ndal edhe tek çështja e reformës territoriale, teksa shtoi, se ajo duhet diskutuar dhe duhet gjetur konsensus mes palëve teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pro një ndarje të re territoriale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)