Zv.kryeministri italian Di Maio flet me emra: Përgjegjëse për shembjen e urës është një kompani private

Zv.kryeministri italian Di Maio flet me emra: Përgjegjëse për shembjen e urës është një kompani private

Zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ka folur për mediat italiane për tragjedinë e Genovas ku 39 persona humbën jetën.

Sipas Di Maios, ata që janë përgjegjës për tragjedinë kanë një emër dhe një mbiemër pasi autostrada menaxhohej nga një kompani private.

Ata që janë përgjegjës për tragjedinë e Genovës kanë një emër dhe mbiemër dhe ata janë ‘Autostrade per l'Italia’. Për vite me radhë është thënë se menaxhimi privat do të ishte më i mirë se ai shtetëror. Dhe kështu, sot kemi një nga tregtarët më të mëdhenj në Evropë që na tregon se ura ishte e sigurt dhe nuk e kishte imagjinuar kolapsin.

‘Autostrade per L’Italia’ kishte për të bërë mirëmbajtjen e autostradës dhe nuk e bëri. Grumbullon taksat më të larta në Evropë dhe paguan taksa shumë të ulëta. Koncesionet duhet të tërhiqen dhe gjobat të paguhen. Ministri Danilo Toninelli ka filluar procedurat për tërheqjen e koncesionit. Nëse një individ privat nuk është në gjendje për të mirëmbajtur rrugën, atëherë autostradat do t’i menaxhojë shteti.

Luigi Di Maio, zv,kryeministër i Italisë


Lajmi kryesor:

Tragjedia/ Genova në zi pas shembjes së urës, mes 39 viktimave edhe dy shqiptarë (Emrat)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën