Zv/kryeministri italian, Tajani: Gadafi nuk duhej të vritej, vdekja e tij shkaktoi destabilitet në Afrikën e Veriut

Zv/kryeministri italian, Tajani: Gadafi nuk duhej të vritej, vdekja e tij shkaktoi destabilitet në Afrikën e Veriut

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha se ishte një “gabim i rëndë” i Perëndimit që lejoi vrasjen e ish-liderit libian, Muammar Gaddafi gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011.

Ai tha se vdekja e tij shkaktoi destabilitet në Afrikën e Veriut, raporton Ansa.

“Ishte një gabim shumë i rëndë lejimi i vrasjes së Gadafit. Ai mund të mos ketë qenë një kampion i demokracisë, por me fundin e tij, paqëndrueshmëria politike erdhi në Libi dhe Afrikë”, tha kryediplomati, duke marrë pjesë në një forum veror në bregdetin verior të Toskanës.

Ai shtoi se falë marrëveshjeve me Muammar Gaddafin, Italia arriti të ndalojë flukset e emigracionit dhe se situata është shumë më e qëndrueshme.

Muammar Gaddafi ishte lideri afatgjatë i Libisë, i cili u rrëzua gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011.Me vdekjen e tij, Libia u përfshi nga një valë luftërash civile që janë ende në vazhdim.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beduinet: 18/08/2023 06:04

    Shume vone u kujtuat per ta thene kete...e shkaterruat libine dhe tani po reflektoni...nuk behet me ai vend...vetem kadafi e mbante..sa te dali nje tjeter si ai ka marr fund... pranvera arabe e leshit

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2023 04:04

    ...dhe gjithashtu prishi qetesine dhe /siesten/ e politikaneve e burokrateve evropiane si puna juaj.Ju ne zgjidhjen e problemeve nuk ndihmoni,por ama mos i pengoni e mos i kritikoni ne zgjedhjet qe bejne,sepse jeni shume lart ne maje te /Olimpit/ per te kuptuar hallet e /vdekatareve/ tokesore,lerini te mesojne nga zgjedhjet qe bejne vete,sido qe te jete rezultati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen