Zv. Kryetari i Partisë së Lirisë në 'Kontrast': Rama mësues vizatimi, që ka personalizuar politikën e jashtme! E ka bërë Shqipërinë si ‘Balonë tabake’

TIRANË- Zv. Kryetari i PL-së, Agim Nesho, duke folur në cilësinë jo vetëm të një opozitari, por edhe të një ish diplomati, është shprehur se Shqipëria ka gabuar në qëndrimet e saj në politikën e jashtme. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Nesho tha se politika e jashtme e Shqipërisë po personalizohet nga kryeministri Edi Rama dhe kjo është shumë e gabuar, referuar këtu qëndrimit që ka mbajtur ndaj Iranit.

“Këtë kosto që populli është para një kërcënimi është nga politikat e kësaj qeverie, që njëherë shkon në Iran, pastaj e heq ambasadorin, eksperimente me Shqipërinë nuk bëhen. Një mësues vizatimi që nuk di të bëjë asnjë shkresë, se po ta kishte projektuar mirë pikturën e politikës së jashtme të mos e personalizonte, edhe muxhahedinë, e ka çuar Shqipërinë si ‘Balon tabake’ ka një ekstrem në tjetër, nuk mund të jetë politika e Shqipërisë që të votojë kundër SHBA se përkrahte Erdogan dhe pastaj t’i shtrihej barkas ta rregullonte Amerikën, ne jemi pjesë e perëndimit, nuk duam të jetojmë pre e ambicieve të një njeriu të vetëm”, tha ai në Report Tv.

Duke u ndalur te qëndrimi i opozitës në këtë rast, kur Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, Nesho tha se nuk mund të bashkohet me qeverinë në rastin konkret, pasi sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e vendimeve të gabuara që ka marrë Rama gjatë qeverisjes së tij. 

“Opozita ka detyrën e saj që të çmontojë këtë gjendje, sado ne të përpiqemi që skandale të tilla të krijojnë unitetin, kjo është në favor të autokratëve që nuk mund të rrojnë pa krijuar një armik të jashtëm. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, tha Nesho.

Nga ana tjetër, duke folur për opozitën dhe rolin e saj, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se sot nuk ka asnjë ofertë të re prej tyre. Për Vangjelin, politika e ndjekur nga kjo opozitë ku kanë synimin vetëm sulmin ndaj Ramës, por pa treguar se çfarë janë vetë të aftë të bëjnë, nuk sjell asgjë të re.

“Duhet të ndryshojë ofertën e saj politike, ofertat e opozitës së sotme njësoj si ai i djeshmi, “sa i keq është ai që qeverisë”, por duhet thënë “që ky jam unë”. Si mund të mendohet që mund të thuhet “do forcojmë marrëdhëniet me SHBA”, ndërkohë që drejtuesi do jetë Non Grata, po thotë që do forcojmë marrëdhëniet me NATO, që udhëhiqet nga SHBA e Britania që luan një rol kryesor, do forcojmë marrëdhëniet me dhe BE, ndërkohë që kjo që kjo hapësirë mund të mbyllet dhe për Berishën, duhet ndryshuar oferta, jo vetëm luftë, por letër, laps e kompjuter”, përfundoi Vangjeli.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jim: 12/09/2022 21:00

    Shpresoj qe te pakten mos e beje Shqiperine si Like floriri jot o idiot Tani ne kete moshe I ke hyre politike ti para vdekjes kerkon te zezh ndonje post si M I jashtem Te siguroj se me ate parti lesh ke per te marre!

    Përgjigju
    • Dakord: 13/09/2022 09:11

      As lesh nuk ka per te marre. Turpin me vete ne varr do marre.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille