TIRANE - Një komision i ngritur nga Ministria e Arsimit do të hedhë piketat e para sa i përket ndryshimeve që do të pësojë Ligji i Arsimit të Lartë. Më pas këto propozime do të diskutohen me të gjitha palët në debate publike në mënyrë që ligji të jetë në funksion të arsimit dhe prej universiteteve të dalin studentë të cilët do të jenë të vlefshëm për nevojat e vendit dhe për tregun e punës. Por kush do të jenë shtyllat kryesore të reformës? Zv.ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku në një intervistë për “Shqiptarja.com” tregon se akreditimi i universiteteve dhe rikonceptimi i sistemit arsimor sipas nevojave që ka ekonomia shqiptare do të jenë dy shtyllat kryesore.
Ministria e Arsimit ka nisur një reformë për arsimin e lartë në vend, kush është qëllimi i saj ?
Një gjë është e qartë për gjithë opinionin publik shqiptar, i cili ka të bëjë me problemin madhor në cilësinë e ofrimit të shërbimit të këtij arsimi në vend, dhe kjo nuk ka nevojë për vërtetim dhe fakte, pasi të gjithë njerëzit janë të bindur për këtë çështje. Të dhënat gjithashtu tregojnë se kemi probleme me cilësinë. Kemi një problem i cili shkon përtej universitetit privat, në mos edhe atij publik. Kemi probleme me mënyrën se si ata menaxhohen, kemi probleme me mënyrën se si ata shpenzojnë financat publike. Probleme me mënyrën se si ndahet numri i studentëve sipas degëve të ndryshme, dhe si balancohet nevoja që vendi ka për specialistë, apo kërkesën që tregu ka për specialitete të ndryshme apo kërkesën e njerëzve për të avancuar karrierën e tyre në disa drejtime. Ndaj edhe ne kemi nevojë për ta riparë tërësisht arsimin e lartë në vend dhe për ta rikalibruar si një sistem që ofron shërbim në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit, në dobi të nevojave që vendi ka dhe në afërsinë më të mundshme me kërkesat që njerëzit kanë për avancimin e tyre në karrierë dhe në zhvillim. Nga ky këndvështrim ne na duhet të rikonceptojmë disa gjëra të rëndësishme se si ne financojmë arsimin e lartë, ndarjen e kostove apo përfitimi i shërbimeve. Na duhet të rikonceptojmë mënyrën se si qeverisim universitetet tona. Mënyrën se si shteti ka krijuar një marrëdhënie me universitetet publike dhe ato private dhe a kemi më nevojë që të vazhdojmë të kemi një ndarje të tillë mes këtyre dy sektorëve, apo të vazhdojmë të kemi një arsim të lartë, një shërbim publik i cili financohet nga publiku apo nga privati, pra të kemi një sistem tërësor të arsimit të lartë. Pra në thelb këto janë sfidat që reforma ka përpara.
Si do të arrihen këto sfida? Cila është detyra që do të ketë Komisioni i Reformës së Arsimit të Lartë i cili ka nisur nga puna tashmë?
Për të arritur këto sfida ne kemi menduar që të bëjmë dy gjëra të rëndësishme. E para ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni për Reformën e Arsimit të Lartë, i cili drejtohet nga prof. Arjan Gjonçaj, një person i cili sjell më të mirën e dy botëve. Eshtë një person i cili ka mbaruar universitetin në Shqipëri dhe e njeh mjaftueshëm Shqipërinë dhe sistemin shqiptar, por ka që nga viti 1992 që zhvillon dhe kontribuon aftësitë e tij akademike në Angli, në një nga universitetet më të mira të botës dhe që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë lidhur vazhdimisht me Shqipërinë me studime dhe kërkime. Nga ky këndvështrim komisioni është një pikë kyçe e reformës që do të sjellë një politikë publike nga një grup ekspertësh që e kanë realizuar në detaje çështjen dhe problematikat që mbart. Ky komision i përbërë nga anëtarë të cilët vijnë nga universitetet private dhe ato publike do të prezantojnë idetë e tyre për formën që do të marrë gjithë arsimi i lartë dhe organizimi i tij. Këto propozime më pas do të kalojnë në një debat publik dhe më pas kur të marrin një formë përfundimtare nga komisioni së bashku me punën e qeverisë do të kthehen në formën e akteve ligjore dhe nënligjore të cilat do ta formëzojnë reformën në formën që do të marrë për ty zbatuar në terren. Kjo do na çojnë në atë pikën kyçe që është vendosjen e arsimit të lartë në një vizion të qartë drejt zhvillimit të këtij sistemi, ndërsa deri më tani për këtë arsim është bërë një arnim i vazhdueshëm dhe jo një rikonceptim i sistemit arsimor sipas nevojave që ka ekonomia shqiptare, tregu shqiptar, shoqëria shqiptare. Kjo është kolona e parë, dhe kolona e dytë që ne do të vendosim është ajo e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë.
Si do të bëhet akreditimi i universiteteve në vend dhe kush do të përfshihet në të?
Sa i përket akreditimit në kemi tre momente të rëndësishme. Momenti i parë është verifikimi i kritereve për institucionet e Arsimit të Lartë Publike dhe Private, këto të fundit kur janë licencuar. Pra hapi i parë do të jetë verifikimi i këtyre kritereve, për të parë nëse institucionet e arsimit të lartë i kanë këto kritere që janë niveli më bazik i nevojës që ata të ekzistojnë ose jo. Më pas, në një hap të dytë ne jemi duke mbyllur negociatat me një Agjenci Ndërkombëtare për të bashkëpunuar me Agjencinë tonë të Akreditimit për të marrë përsipër akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të Lartë. Akreditimi institucional është i ndryshëm nga akreditimi i programeve pasi ky synon të shohë nëse institucioni i arsimit të lartë i ka standardet e kërkuara për të ofruar dije në nivelin që duhet të ofrojë, pra merret me të gjithë institucionin. Kjo periudhë do të mbarojë në muajin tetor të këtij viti, për akreditimin e gjithë universiteteve publike dhe private. Më pas do të jetë faza më normale dhe e qëndrueshme që ka të bëjë me akreditimin e programeve specifike që një institucion i arsimit të lartë ka. Kjo do të sjellë atë që ne e quajmë kolona e dytë e rëndësishme. Pra, nga njëra anë ne do të ndryshojmë mënyrën e financimit dhe do të vendosim një skemë të qartë ligjshmërie të arsimit të lartë dhe ribalancojmë marrëdhëniet e shtetit me arsimin e lartë dhe nga ana tjetër vendosim kriteret e kontrollit të cilësisë, dhe këto të dyja krijojnë një shinë të qëndrueshme për arsimin e lartë.
Çfarë do të bëhet me universitetet të cilat nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat për akreditim?
Ligji jonë aktual është i qartë për këto gjera, por besoj që edhe në ligjin e ri të arsimit të lartë këto çështje do të adaptohen sipas atyre që janë praktikat më të mira evropiane. Praktikat janë të dyllojshme. Ato institucione të cilat nuk i arrijnë standardet e akreditimit i jepet një kohë e caktuar për ta ripërmirësuar këtë standard dhe nëse brenda një kohe të caktuar nuk i arrijnë plotësimin e kushteve do u kërkohet që të mos funksionojnë më, duke mbyllur programet e tyre me ata nxënës që kanë dhe të mos marrin studentë të tjerë në programet e tyre të studimit. Në thelb ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me organizata të cilat janë anëtare të ENQA-s, të cilët do t’i kemi partnerë në hartimin e ligjit të ri, në segmentin që do të merret me akreditimin dhe sigurimin e cilësisë.
Një pjesë e rëndësishme është edhe ajo e financimit të universiteteve, si do të funksionojë? Po për universitetet private do të ketë kushte dhe kritere të tjera nga ato aktuale?
Kjo është një nga pikat kyçe dhe hapi i parë i takon Komisionit të Reformës së Arsimit të lartë të vendose rregullat e para dhe ne nuk mund të futemi në detaje, pasi nuk mund të paragjykojmë punën e komisionit. Ne aktualisht dimë parimet dhe duam që gjithë sistemi i arsimit të lartë të financohet në bazë të performancës, pra në bazë të rezultateve. Arsimi i lartë të mos shihet më si një biznes që prodhon një produkt, por të jetë një institucion që funksionon si ente dhe ofrojnë shërbimin e dijes në këtë vend. Dhe së fundmi ne kërkojmë që të gjejmë një balancë të re midis asaj që është financimi publik dhe asaj që është financimi privat. Këto janë ato parimet kyçe me të cilat ne duam të ndërtojmë reformën, ndërkohë sa i përket diskutimit se a do të financohen nga fondet publike universitetet private dhe a do të financohen nga fondet private universitetet publike, pra e kundërta, janë çështje që do t’ia lemë në gjykim ose deri në nivelin e propozimit komisionit dhe më pas ne do të gjykohen nga ministria, parlamenti, kryeministria se çfarë forme do të marrë kjo reformë. Por, ne i mbeti asaj që ka qenë edhe në programin e qeverisë, ku nuk synojmë të çojmë fonde publike drejt universiteteve private, por synojmë që të çojmë fonde private drejt institucioneve publike.
Këtë vit kemi vazhdimin e Maturës Shtetërore sikurse vite më parë, por me rregulla më të forta, ndërkohë që për vitin e ardhshëm është propozuar për ndryshim të saj, por edhe të kuotave të pranimit në universitete, sipas kërkesave të tregut të punës. Kjo do të thotë që do të kemi ulje të kuotave për pranimet në universitete?
Vitin e ardhshëm është e rëndësishme të shohim rishikimin e kuotave jo si një qëllim në vetvete, por si një nënprodukt. Kjo do të thotë se do të kemi ricaktim të kuotave jo se kështu vendosën disa persona në Ministrinë e Arsimit, apo kështu u vendos, por kuotat do të jenë në funksion të asaj që është mundësia e Institucionit të Arsimit të Lartë për të trajnuar njerëz. Nëse një fakultet ka mundësi të trajnojë 20 njerëz, nëse ne dërgojmë 150 njerëz atëherë ne nuk do presim njerëz të trajnuar dhe askush nuk ka për të përfituar aty. Pra duhet të gjejmë një mekanizëm për arsimin e lartë, nese deri më tani sistemi është drejtuar nga input-et, pra çfarë fusim në universitet, ne duam ta riorganizojmë sistemin duke e parë nga produkti nga çfarë prodhon. Dhe ta financojmë dhe të riorganizojmë duke parë aftësinë studentëve që dalin, të pedagogëve, të kërkimit shkencor që ai prodhon dhe lidhjen e tij me tregun e punës. Në thelb, nuk mund të themi nëse do të ketë ulje apo rritje të kuotave por ajo që mund të them është se këto kuota do të jenë të barabarta me aftësitë dhe mundësitë që kanë universitetet për të trajnuar dhe aftësuar njerëzit.
(Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014)
/Shqiptarja.com