TIRANË - Zv/ministri i Arsimit dhe Sporteve Rauf Dimraj ka deklaruar nga Elbasani se është e nevojshme zhvillimi i aktiviteteve fizike e psiko-sociale pasi sipas tij të rinjtë e sotëm janë më të dhjamosurit e më dembelët e të gjitha kohërave.

“Ne nuk kemi qenë të zotë si sistem për ta përmirësuar situatën. Lëvizja nuk ka qenë ajo e duhura. Qëllimi ynë është ta çojmë nga niveli i ulët drejt unifikimit të sistemit.”-tha Dimraj gjatë një deklarate në trajnimin e mësuesve të edukimit fizik.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)