Çuçi shpjegoj se prioritet do kenë zonat turistike, më pas në të gjithë territorin e vendit, kjo do të bëhet në bashkëpunim me bashkitë dhe qytetarët.
Intervista e plotë:
VIDEO/ Çuçi Masa penale për ata që dëmtojnë mjedisin
Ne dëshirojmë ta kemi Shqipërinë të pastër jo për një ditë por për 365 ditë. Synojmë zhvillim të qëndrueshëm social, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.
Pa pasur një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor nuk mund të kemi një zhvillim ekonomik, zhvillim të turizmit, janë të lidhura me njëra tjetrën.
Ministria e mjedisit është pikërisht për të ndihmuar jo vetëm për mjedisin por do kontribuojmë edhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Mbrojtjen e mjedisit do ta shtrijmë në të gjithë territorin e Shqipërisë, por si fillim do e nisim me zonat që janë më problematike. Ne synojmë ta mbajmë natyrën të pastër, të virgjër ashtu siç është në të vërtetë.
Sa do të zgjas ky aksion?
Në fakt është pyetja e disatë që po na bëjnë kolegët tuaj, se sa do të zgjas ky aksion e nëse do të zgjas gjatë gjithë kohës.
Ne kemi menduar ti hyjmë në themel këtij problemi, aty ku qëndron, problemi qëndron te shkaktarët e ndotjes, që nga ndërgjegjen tonë që nuk mbajmë pastër mjedisin, mbajmë pastër vetëm shtëpitë tona, këtë gjë e cilësoj ministri dhe kryeministri për të mbajtur shtëpitë pastër.
Duhet të tregojmë respekt për pronën e përbashkët, që është mjedisi, ne do fokusohemi te shkaktarët e ndotjes si qytetarët dhe bizneset.
Vërtet do të ndërhyjmë çdo dit dhe në çdo cep të vendit për ta pastruar nga ndotja, por nga ana tjetër do të mundohemi të bëjmë një fushatë sensibilizimi për qytetarët.
Për ata që do ndotin mjedisin do të merren masa ligjore deri te ndëshkimi i tyre, nëse nuk ndëshkojmë shumica e tyre nuk ndërgjegjësohen. Nuk duhet të abuzojmë me pasurinë tonë të përbashkët.
Duket operacion i masave të mëdha. Si do të funksionoj në terren kjo fushat për pastrimin e mjedisit? Si do të financohet te e fundit kjo fushatë?
Më lejoni të them se para katër ditësh në Gjenevë, kur u zhvillua progres raporti për katër vitet e ardhshme në Shqipëri, para nesh raportonte Bosnje-Hercegovina.
Le të themi se vlerësimi i tyre për pastrimin e mjedisit arrinte në 6 biliard për të mbajtur mjedisin e pastër.
A i kemi neve këto 6 biliard për të mbajtur të pastër mjedisin? Ne kemi një gjë të madhe, që është vullnetarizmi, angazhohen qindra vullnetar për të pastruar mjedisin, ne kemi një legjislacion që i afron 99.9% legjislacionit evropian.
Thjesht na duhet një vullnet njerëzor, politik dhe ta vendosim në zbatim për financat e jashtëzakonshme, ne kemi nevojë më tepër për një vullnet për ta mbajtur pastër mjedisin.
A do t’iu ndihmojnë institucionet e tjera në këtë nismë?
Ne kemi një muaj që po bëjmë një planifikim të detajuar për pastrimin e mjedisit, kësaj here duam ta çojmë nga A-ja deri te Zh-ja, të bëjmë një planifikim të saktë te pikat më pas te strategjia që do vihet në zbatim, aktorët dhe faktorët do të marrin pjesë në këtë proces, sigurisht që është vlerësuar financiarisht.
Gjatë këtij muaji kemi bërë një analizë të hollësishme nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit, për të organizuar një operacion të detajuar pastrimi në çdo cep të Shqipërisë.
Ne nuk e kemi një buxhet prej 6 milion euro por mund të gjejmë një zgjidhje tjetër, unë them se kjo arrihet nëpërmjet vullnetit për të ndryshuar mjedisin.
Cilat janë qytetet më problematike?
Në Shqipëri janë 38 Hot Spote, me ndotje katastrofike por janë të trashëguara nga komunizmi. Ne mund të pastrojmë Shqipërinë duke bashkëpunuar me secilën prej bashkive edhe qytetarët.
Hot Spotet nuk quhen as landfill sepse nuk janë me asnjë leje mjedisore, kanë ndotje më të lartë. Ne nuk jemi fokusuar në një qytet por në disa, kryesisht te akset kryesore rrugore, lumenjtë vendet turistike.
Marrim rastin e guroreve, ne i kemi kontrolluar të gjitha lejet e këtyre guroreve, rezultojnë se janë kompani të huaja dhe nuk i plotësojnë kushtet e mjedisit as 70 %.
Në tavolinë po të llogariten standardet e guroreve të siguroj se vetëm 10 % ngelen nga krehja. Këto Hot Spote janë trashguar nga periudha e komunizmit, në total janë 9000 Hot Spote të krijuara nga qytetarët, fillimisht do mbyllim 300
Kur do ti shikojmë rezultatet?
Kur filluam ndërhyrjen në lumin Erzen, kemi arritur rezultate konkrete, u pastruan shumë hapësira. Disa prej qytetarëve na telefonuan dhe na falënderuan për pastrimin e lumit.
Do të kemi edhe ndërhyrje në lumenj të tjerë jo vetëm në Erzen.
Ftoj të gjithë qytetarët ti bashkohen kësaj nisme sepse është në të mirën tonë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com