Basha mbledh kryesinë dhe 'spastron' mbështetësit berishistë! Miratohet propozimi i Alibeajt për largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore! Çupi: Kjo është për Berishën

Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike ka miratuar propozimin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, që në strukturat e kësaj partie të mos ketë individë të shpallur 'non grata'. 'Kjo është për Sali Berishën', ka shtuar deputetja Dhurata Çupi gjatë diskutimeve, e ndërsa ka ngritur pyetjen 'nëse janë në gjendje që ta përballojnë dot këtë ndaj demokratëve?'. Por me shumicë të anëtarëve të kryesisë është miratuar që funksionarët që janë subjekt i dekriminalizimit dhe ata që shpallen 'non grata', mos të jenë anëtarë të strukturave drejtuese të PD-së. Ky propozim i Alibeajt, pritet të vendoset nesër të statut. 

Mbledhja e cila zgjati për më shumë se 3 orë, kishte në fokus të diskutimeve përgatitjet për Kuvendin Kombëtar që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve, ku pritet që të merren vendime në lidhje me situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike. Nryshime të tjera që pritet të bëhen nesër në statut janë të krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD-së, pra siç është FRPD dhe Forumi i Gruas.

Nga ana tjetër Lulzim Basha nuk ka vonuar që të emërojë edhe 12 kryetarët e rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga kryesia, sepse nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe mbështetën kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ndërkaq është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Në një mesazh për anëtarët të publikuar në rrjetet sociale, Basha thotë se këtë të shtunë demokratët 'zgjedhin të ardhmen'. Basha i fton anëtarët që të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa shton se pjesëmarrja e tyre është mesazh i qartë që interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo.

"I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar. Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë", thuhet në mesazhin e Bashës.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha 3 ditë më parë për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës.

Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Rendi i ditës për Kuvendin Kombëtar të PD
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

 

Pergatitjet 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Zbardhen diskutimet në kryesinë e PD-së: Në struktura mos të ketë individë 'non grata'! Çupi: Ta themi qartë e shqip, kjo është për Sali Berishën

Burime për Report Tv nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, bëjnë me dije se Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë 'non grata'. 

Momentalisht po diskutohet nëse këto ndryshime do të vendosen në statut ose jo.

Ndërhyn Dhurata Cupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokrateve?

Çollaku: Jam dakord me këtë propozim.

Agron Gjekmarakaj: Jam dakord me propozimin!

Salianji: Ta kthejmë në rezolutë

Orjela Nebiaj: Dakord

Ora 18:53
Kryesia e PD-së vendos ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, ja kush janë 6 anëtarët

 

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Staturor i cili përbëhet nga 6 anëtarë. Anëtarë të Komisionit Statuor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çolllaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Ora 16:55
Nuk vonon Basha, pasi i shkarkoi kryetarët e degëve që mbështetën Berishën, emëron drejtuesit e rinj

Lulzim Basha nuk ka vonuar që të emërojë 12 kryetarët e rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga kryesia sepse nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe mbështetën kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, që për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së ishte anti-amerikan.

Mësohet se Partia Demokratike ka emëruar në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtarët e kryesisë qendrore, anëtarët e Këshillit Kombëtar apo anëtar të kryesisë së degëve, Në degën e PD në Devoll është emëruar Bledion Nallbati, e ndërsa në Shijak është emëruar Red Varaku. Ndërkohë degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë, që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujtojmë po ashtu se me argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, këshilli Kombëtar i PD-së, shkarkoi më 12 dhjetor kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Ora 14:48
Nesër Kuvendi Kombëtar, Basha mbledh pasditen e sotme Kryesinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 18:00 nj mbledhje me Kryesinë e PD-së. Kjo mbledhje vjen kur kanë mbetur më pak se 24 orë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa diskutimet në mbledhjen me Kryesinë do të përqendrohen pikërisht mbi këtë çështje. Ndërkohë mësohet se një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, më 19 dhjetor, do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 18/12/2021 00:50

    kta dhe po mbajten partine do therrmohen keq qe ne zgjedhjet e para, sdo marrin as votat e familjareve.

    Përgjigju
  • Diana: 17/12/2021 23:44

    E ka mbushur partine ky dibrani pa din e pa imon me super kurva si duma dhe nebiaj....

    Përgjigju
  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ jepi ]: 17/12/2021 20:31

    O lyl bes preri po ti po të ishe burr duhet të jepjw dorheqjen. Sali Berisha është burr i rrall o lyli pall. Salihu ka me t ngjesh një presh o lyl që sdo dish nga të shkosh mre kadosh. Më digjo mu Rexhep Hajdar Lekën jep dorheqjen e partia demokratike bi në qetsi e Saliu do ta udhëheqi.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/12/2021 19:48

    Nuk je per te drejtu nje shtet o Basha, po merru me hesapet e tua qe ke te hapura andej ketej… dhe liro vendin ndonje tjetri. Nuk ben mo vlla… jo te gjithe besimtaret behen hoxhe apo prift… Faleminderit per kto humbjet e nje pas nje, aq ishte niveli yt…nuk te do me njeri aty ku je. Respekte.

    Përgjigju
  • F-35: 17/12/2021 14:22

    Lul, Kuvendi yt a i ka ne agjende Rrugen e Kombit, 21 janarin, Marreveshjen e Detit, lobimin me para ruse, dekonspirimin e op. policor belg per 3.5 ml eurot? Lul, do kujtohesh si rast i deshtimit amerikan ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?