“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën është i vetmi lum në Evropë që është në rrjedhje të lirë”, është ky mesazhi që ka dërguar nga Brukseli  zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek. 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë  ajo është shprehur se ia ka shprehur edhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj por shton se tashmë në Shqipëria e gjithë vëmendja është e përqëndruar te zgjedhjet.

“Eshtë e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji por jo në këtë lum. Para cdo projekti është e rëndësishme që të bëhet vlerësimi mjedisor “ shprehet Lunacek  e cila ka vizituar kanionet e Vjosës duke pohuar se nuk ka një studim të qartë për të evidentuar se cfarë flore dhe faune ka në atë zonë .

Ajo shprehet skeptike nëse vlerësimi që po bëhet është në linjë me standardet europiane të energjisë, një element që është shumë i rëndësishëm.

“Po të bllokohet uji, flora nuk do të mbijetojë, ndërsa nuk dihen as pasojat e përmbytjeve të banorët, duhen bërë seanca dëgjimore me ta” shton Lunacek para gazetarëve. Deri më tani, qeveria shqiptare ka dhënë lejen për të ndërtuar një hidrocentral në lumin e Vjosës ai i Poçemit.

Tenderi i zhvilluar në mars të vitit 2016 ka shpallur fituese për ndërtimin e këtij HEC-i  një kompani turke kompaninë turke .

 
Redaksia Online
Shqiptarja.com