Zv.Drejtori i Policisë: Protestat nuk kishin lidhje me vrasjen e Rashës! Po hetohet për të gjetur qëllimin (VIDEO)

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u shpreh se protestat që përfshinë të gjithë vendin nuk kishin lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Ai thotë se strukturat e inteligjencës në Policinë e Shtetit po punojnë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të organizimit të këtyre protestave.

"Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit" - tha Dervishi.


Lajmi kryesor:

Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' nën hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit dhe jo vetëm, masa deri në përjashtim nga policia! Protestat s'kishin lidhje me ngjarjen (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?