Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvërnec, rreth orës 15:30 ku një vajzë 10 vjeçe është mbytur në plazhin e Portonovës, duke rritur kështu bilancin tragjik të të mbyturve në plazhet tona.

Sipas burimeve për Report Tv, mësohet se e mitura me inicialet Anxhela Haxhiraj, së bashku me kushërirëne saj kishin shkuar me xhaxhain e tyre, Oliver Haxhiraj dhe mamë e viktimës,Viola Haxhiraj, në plazh.

Dy vajzat ishin futur për tu larë në det mbi një dyshek uji, ndërsa i ka marrë rryma,  e ëma e viktimës ka thirrur për ndihmë pasi njëra nga vajzat ishte duke u mbytur, menjëherë është dhënë ndihma e parë nga xhaxhi i tyre Oliver Haxhiraj, i cili ishte në breg të detit, por e pa mundur për të shpëtuar vajzën 10 vjeçare. Ndërkohë që nëna e vajzës është nxjerrë në breg të detit ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Haxhiraj së bashku me vajzën tjetër, morën ndihmën e parë në spitalin rajonal të Vlorës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje shoku.

Ndërsa xhaxhai i vajzave Oliver Haxhiraj, nga tronditja ka tentuar edhe të vetë-mbytet, por është penguar nga policia.


Si u mbyt 10 vjeçarja ne Portonovë, dëshmitarja rrëfen momentet e tragjedisë për Report Tv
Rreth orës 15:30 në Plazhin e Portonovës familja nga fshati Kërkova i rrethit të Vlorës kishin shkuar për të pushuar në plazhin e Portonovës , Xhaxhai cili jeton në Itali  kishte marrë mbesat e tij ( vajzat e dy vëllezërve të tij) së bashku me Kunatën dhe një nip. Ato ishin futur në det, nëna së bashku me njërën nga vajzat, 10 vjeç dhe tjetra  13 vjeçe ,vajza e vëllait tjetër.

Pasi ishin në ujë rrymat e detit i kanë dërguar më në thellësi në afërsi të shkëmbit, vendi që njihet që ka rryma të forta dhe është i rrezikshëm. Sipas policisë dhe pushuesve, nëna ka kërkuar ndihmë pasi njëra nga vajzat ishte duke u mbytur, menjëherë është dhënë ndihma e parë nga xhaxhi i tyre Oliver Haxhiraj, i cili ishte në breg të detit, por e pa mundur për të shpëtuar vajzën 10 vjeçare. Ndërkohë që nëna e vajzës është nxjerrë në breg të detit ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Është njoftuar ambulance e cila ka mbërritur në vendngjarje , duke i dhënën ndihmën e parë nënës së vajzës, Viola Haxhiraj, e cila është rikthyer në jetë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës nga bluzat e bardha. Po ashtu vajza tjetër 13 vjeçare  ka pësuar shok së bashku me xhaxhanë e saj. Ndërkohë që forca të shumta të policisë kufitare së bashku me policinë e rendit, kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë që xhaxhai i dy vajzave Oliver Haxhiraj, ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe gjatë gjithë kohës fliste emrin e mbesës së mbytur Anxhela. Po ashtu ai ka bërë dhe përpjekje për tu mbytur në det, por kanë qenë forcat e rendit të cilat kanë qenë të detyruara ti vendosin prangat, që të mos hynte në det dhe të vetë-mbytej nga depresioni. Ambulanca e ka shoqëruar për në ambjentet e spitalit të Vlorës edhe vajzën tjetër e cila shpëtoj nga mbytja.

Policia kufitare ka bërë shoqërimin e xhaxhai të vajzave i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Vlorës, do të dërgohet në spitalin psikiatrik për një kurim më të specializuar.

 Një turistë nga Maqedonia tregon momentin kur vajzat kishin filluar të thërrisnin për ndihmë.

“Nuk i pashë kur u futën në det vetëm i dëgjova kur thërrisnin për ndihmë. Të gjithë ishin të hutuar këtu, nuk dinim çfarë të bënim, si ti ndihmonim. Fillimisht hynë afër por nuk di si përfunduan atje, si duket i ka marrë rryma. Edhe ne që donim ti ndihmonim kishim frikë, por një grua hyri për ti ndihmuar, unë, dy burra të tjerë. Vajza nuk ishte e gjallë, e mbante për flokësh ai burri, xhaxhai. Vajzën tjetër nuk e pashë. Në det ishin dy fëmijët dhe ai burri.”, tregon pushuesja.



Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ''Portanovë'', se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë.

Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, sëbashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Dy dit më parë dy të mbytur në plazhet tona
Bilanci i mbytjeve në det në vendin tonë sa vjen edhe rëndohet. Dy pushues të tjerë tjetër humbën jetën vetëm dy ditë më parër jetën në plazhet shqiptare, ku një 12 vjeçare humbi jetën në plazhin e Divjakës ndërsa një turist i moshuar kosovarë u mbyt në plazhin e Velipojës.

12 vjeçarja G.A. bashkë me kushurirën e saj M.L, 11 vjeçe kanë qenë duke u larë në det, kur i ka marrë rryma dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, A.M, 15 vjeç i cili ka arritur ti nxjerrë në breg të dyja vajzat me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë, por vetëm njëra nga vajzat arriti të shpëtonte.

Ndërsa i moshuari nga Kosova ishte futur për t’u larë, por mbeti në det, ai u nxorrë nga uji dhe j'u dha ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetësore në Velipojë, por fatëkeqësisht ndërroi jetë.

Edhe në këto raste rojet bregdetare kanë munguar. Por ajo që e bëri më dramatike ngjarjen e dy ditëve më parë  është fakti, që roja sipas kontratës ishte i punësuar vetëm në orarin 07:00-15:00, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 16:00.
 
Në momentin që dallga rrëmbeu dy vajzat e mitura, ai kishte një orë që kishte lënë punën.

Para 1 muaji në Zvërnec u mbytën 3 të rinj
Arrin kështu në katër numri i të mbyturve në plazhin e Portanovës në Zvërnec, ku vetëm një muaj më parë u mbytën tre persona, Manuela Maraj banuese në Babicë të Madhe, Vlorë, Xhoana Cani 25-vjeç banuese në Tiranë dhe 24 vjeçari  Beniamin Ferati banues në Tetovë në  Maqedoni.

Ngjarja ndodhi më 15 korrik ku u fut në det një nga vajzat për t'u larë por ajo është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit.

Më pas një djalë nga Maqedonia ka hyrë për t’i ardhur në ndihmë,  por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Më pas ka qënë vajza tjetër e afërme e qytetares së parë e cila ka hyrë në det për t'iu ardhur në ndihmë, por edhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Plazhi i Portonovës pa roje bregdetare
Këtë sezon turistik kanë humbur jetën disa pushues në plazhet shqiptare, ndërsa rojet bregdetare kanë munguar në të gjitha rastet.

Edhe pse është denoncuar edhe më parë nga Report Tv, plazhi i Portonovës në Zvërnec vazhdon të jetë pa roje bregdetare.

Pas tragjedisë së 15 korrikut, masat e sigurisë në këtë bregdet u shtuan, por edhe sot veç tabelave sinjalizuese, nuk ka tjetër ndihmë për pushuesit.

Edhe pse vendimi nr. 321 i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det dhe plazhe” saktëson se duhet të ketë Kulla Vrojtimi për Çdo zonë e deklaruar për plazh dhe aktivitete të tjera çlodhëse duhet të ketë kulla vrojtimi me lartësi 3 metra për çdo 200-250 metra plazh, ky vendim është shkelur, ndërca institucionet përgjegjëse i kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit.

Pas mbytjes së tre të rinjëve në plazhin e Portonovës filloi të vendoseshin tabela sinjalizuese, si dhe patrulla të policisë, por mungesa e rojeve vazhdon të jetë problem, jo vetëm në Zvërnec, por edhe në qytetet e tjera bregdetare të vendit.