BERNË –Shkrimet në disa portale me titull «Fëmijët shqiptarë më shumë në xhami se në shkolla shqipe» në Zvicër jo vetëm se janë të pavërteta, por edhe propagandë, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë” nga Zvicra.
 
Sipas Lidhjes së Arsmitarëve Shqiptarë në Zvicër LAPSH) mësimet plotësuese në këtë vend i ndjekin mbi 2.500 fëmijë, kurse rreth 1000 ndjekin mësime herë pas here për fenë islame në xhami, çka dëshmon se «fëmijët shqiptarë më shumë në xhami se në shkolla shqipe» është që në titull duket se është shkrim spekulativ dhe propagandues.

Pavarësisht se këto portale flasin vetëm për fëmijët shqiptarë në xhami e jo për ata në kisha, agjencia e lajmeve «Presheva jonë» me qendër në Zvicër posedon informacione se në Zvicër qindra fëmijë shqiptarë shkojnë në kishë dhe mësojnë për fenë e krishtere, gjë kjo e cila është një shenjë e mirë e edukimit, sepse fëmija, njeriu mëson shumë gjëra interesante edhe nga feja, sidomos për t’u shmangur nga dukuritë e keqija.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)