GJENEVË - Një procedurë për pastrim parash po shqyrtohet në prokurorinë e Konfederatës (MPC) në Bernë kundrejt presidentit të shkarkuar ukrainas Viktor Janukoviç, sipas zyrës që merret me zbardhjen e rasteve për pastrim parash (MROS).
 
Deklarimi i kësaj procedure për pastrim parash hyn në kuadrin e parandalimit të veprimeve korruptive, për të cilat akuzohen Viktor Janukviç dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Këshilli Ffederal ka bllokuar që prej dy javësh të ardhurat e Viktor Janukoviçit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Kjo masë u zgjerua edhe te personalitete të tjera ukrainase në fillim të javës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)