ZVICER- Një mësues është shkarkuar pasi ai shfaqi në projektorin e klasës porno online.

Mësuesi pasi kishte mbaruar leksionin në një shkollë në Zyrih,  kishte vendosur të shikonte faqe për të rritur porno.

Klasa ishte bosh në atë kohë,  por nxënësit të cilët po shikonin leksion në internet e panë videon në ekranin e madh. 

Pamjet nga ekrani i tij u shfaqën në projektor.

Drejtori i shkollës i tronditur Rene Portenier tha për gazetën Zviceriane "20 minutes":  Jam i shokuar. Mësuesi më tregoi çfarë kishte bërë dhe se ndihej i turpërua".
 
Drejtori tha se mësuesi kishte 40 vjet që jepte mësim dhe se sjellja e tij ishte e papranueshme.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)