GJENEVE- Negociatat e “Gjeneva 2” që po zhvillohet në Zvicër për paqen në Siri janë një hap drejt falimentimit, pasi nuk do të ketë një përballje mes përfaqësuesve të qeverisë së Damaskut dhe koalicionit opozitar. Ministri i jashtëm sirian Faysal Miqdad, ka bërë të ditur se regjimi sirian nuk është i gatshëm të heqë dorë nga qeverisja e vendit. Miqdad tha se “Ëndërron kush vë në diskutim heqjen e presidentit Bashar al Assad".
Takimi i ditës së sotme nuk është arritur të bëhet mes dy grupeve dhe negociatori i OKB-së Laktar Brahimi, është detyruar të ketë takime të ndara me ta. Opozita siriane ka vendosur në momentin e fundit për të mos u ulur në një tavolinë me delegacionin e regjimit të Assadi-t, nëse ata nuk do të firmosnin marrëveshjen e “Gjeneva 1”, që do të thotë krijimi i një qeverie tranzicioni.
Në përfundim të bashkëbisedimit me Brahimin, që zgjati rreth një orë, delegacioni i regjimit sirian është shprehur se “është gati që të kthehet në Siri, për shkak të mungesës së seriozitetit dhe përgatitjes nga pala tjetër”.
Ndërkohë pritet takimi mes Brahimit dhe opozitës, në kërkim të shpëtimit të negociatave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com