ZVICER - Një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët ditën e sotme në një luginë në rajonin malor të Zvicrës jug-lindore pasi u ndeshi në një rrëshqitje dheu në shinat hekurudhore. 

Sipas policisë zvicerane disa pasagjerë kanë mbetur të plagosur, pasi të paktën tre vagonë treni kanë dalë nga shinat ndërsa njëri prej tyre rrëshkitur në një rrëpirë malore pranë Tiefencastel, një fshat i vogël 50 km në veri-perëndim të resorit për ski St Moritz. Shkak është në një rrëshqitje dheu në shinat hekurudhore.

Disa fotografi të dërguara nga pasagjerët për mediat zvicerane tregojnë një vagon treni që ka rëshkitur në një luginë pranë shinave. 

Shërbimi i shpëtimit ajror zviceran (Rega) ka raportuar se ka vënë në dispozicion dy helikopterë në vendngjarje, ku dhe përpjekjet e shpëtimit janë komplikuar së tepërmi nga terreni malor.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)