Sulmuesi Bogdan Stancu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin helvet, Sommer. Zviceranët u kundërpërgjigjen me disa sulme radhazi të Xhemailit, Shaqirit dhe Seferoviç, por pa gjetur rrugën e golit. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e rumunëve.
Ndërsa në pjesën e dytë zviceranët do të shënon 10 minuta pas fillimit të saj. Sulmuesi me origjinë shqiptare, Admir Mehmedi gjuan fort nga brenda zonës, duke barazuar shifrat 1:1.
Ky rezultat nuk ndryshon deri në fund të 90' minutëshit. Zvicra kryeson Grupin A me katër pikë, duke qenë pranë kualifikimit për në fazën tjetër. Franca ndjek e dyta me 3 pikë, me një ndeshje më pak, rumunët kanë vetëm një pikë, ndërsa Shqipëria ka zero pikë, gjithashtu me një ndeshje më pak.