Zvicër, të shtëna armësh dyshohet
për 8 të vdekur, s’dihen shkaqet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër. Disa persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Würenlingen në kantonin e Argovia në veri të vendit.

Sipas të dhënave të para ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 kur banorë të zonës kanë dëgjuar të shtënat që vinin nga një banese dhe kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje forcat e policisë kanë gjetur disa trupa të pajetë në kopshtin e banesës dhe të tjerë në brendësi të gjithë persona të rritur.
 
Po sipas policisë ende nuk dihet asnjë rrethanë nga kjo ngjarje e rëndë e regjistruar në një qytezë të qete me rreth 4500 banorë në veri të Zyrihut.

Mediat në Zvicër flasin për 8 viktima ndërsa zëdhënësi I policisë sqaron se mes viktimave është edhe autori I sulmit.

zvicer

zvicer

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Presidenti i PL-së në paraburgim prej gati 3 muajsh

Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Presidenti i PL-së në paraburgim prej gati 3 muajsh