Një person i armatosur ka plagosur gjashtë njerëz në një tren në Zvicër. Agresori zviceran, 27-vjeçar më parë i ka vënë zjarrin vagonit ku po udhëtonte dhe më pas ka plagosur me thikë 6 persona.
Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet se në mesin e tyre është edhe një fëmijë 6-vjeçar.
Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme dhe po marrin kujdes për lëndimet dhe djegiet.
Përveç fëmijës, të plagosur kanë mbetur 3 femra të moshës 17, 34 e 43 vjeç dhe dy meshkuj 17 e 50 vjeç.
Policia ende nuk ka dhënë asnjë sqarim për rrethanat e ngjarjes. Ndaj dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një veprim të mundshëm terrorist.
Ky episod është i ngjashëm me sulmin e 18 korrikut në Wuerzergurg të Gjermanisë, ku një refugjat ka plagosur me thikë 5 pasagjerë para se të vritej nga policia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com