ZVICER- Shqiptari dhe kosovari, dy nga pesë personat që janë arratisur paraditen e të mërkurës nga burgu “Bois-Mermet” i Lozanës, në Zvicër, janë kapur nga policia. Bashkë me ta, siç bëjnë të ditur burimet policore, janë marrë në arrest edhe dy nga personat që kanë ndihmuar arratisjen e tyre. Njëri nga të arratisurit nga burgu është kapur në Lozanë dhe tjetri në Kantonin e Lucernit.

Në arrati vazhdojnë të jenë edhe tre nga personat të cilët dje kishin ikur në mënyrë spektakolare nga burgu i Lozanës. Së paku njëri nga këta i përket bandës së njohur “Pink Panthers”, e specializuar për plaçkitjen e dyqaneve të stolive. Hetimet e shumta të realizuara pas ikjes së pesë të burgosurve kanë çuar policinë në gjurmë të tyre në një banesë në Cheseaux-sur-Lausanne.

Në arrestimin e tre personave kanë marrë pjesë 80 policë.

Pjesë e arratisjes së djeshme nga burgu i Lozanës kanë qenë një shtetas shqiptar, një kosovar , një tjetër nga Bosnja, një nga Franca dhe personi që konsiderohet koka e grupit, një shtetas serb, pjesëtar i bandës “Pink Panther”.

Arratisja që ka bërë shumë bujë në gjithë Zvicrën, është realizuar brenda pesë minutave, ndërsa i burgosuri i gjashtë që kishte provuar të ikte ishte kapur nga rojat e burgut.

burgu zvicer

te arratisurit

policia arrestimi

policia

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)