ZVICER - Policia zviceriane ka bërë të ditur se një person i armatosur ka hapur zjarr në një fshat të Zvicrës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Daillon, 100 kilometra në lindje të Gjenevës.
Sipas dëshmitarëve personi rreth të 30 – ve, që ka shkaktuar tragjedinë ka qenë i pirë. Ai është një banor i zonës dhe kishte në zotërim një pushkë me të cilën kreu krimin, motivet e të cilit ende nuk dihen.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar pasi u plagos nga agjentët e policisë.
Në Zvicër, sulme të tilla me armë janë shumë të rralla, por qitja është një sport i njohur në këtë vend dhe shumica e popullsisë kanë një armë në zotërim.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com