ZVICER - Votuesit në Zvicër gjërësisht e kanë refuzuar referendumin me të cilin është menduar që të përfundoj rekrutimi i obliguar ushtarak. Sipas sondazheve dalëse (exit polls) 73 % e votuesve sot kanë votuar kundër kësaj mase, e cila, nga ana tjejtër, ishte mbështetur nga partitë e krahut të majtë dhe grupet paqësore. Por, qeveria kishte kërkuar nga votuesit që të votojnë kundër propozimit të referendumit.
Votuesit zviceranë e patën refuzuar propozimin e këtillë edhe në vitin 1989 dhe 2001. Tradicionalisht, meshkujt në Zvicër janë të obliguar që ta kryejnë stërvitjen ushtarake bazike 18-21 javëshe, dhe pastaj ta mbajnë uniformën dhe armët në shtëpi, për të qenë të përgatitur për vendosje të shpejtë apo mobilizim.
Femrat në ushtri mund të shërbejnë vullnetarisht. Zvicra e ka një traditë të gjatë të qëndrimit neutral, që është mbajtur gjatë dy luftërave botërore. shërbimit ushtarak - pa sukses.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com