Zvicra tani do të ndajë informacionet për llogaritë bankare me vendet e tjera, duke përfshirë edhe Indinë. Një veprim i tillë vjen si presion nga autoritetet e huaja, duke përfshirë edhe Indinë, të cilët po bënin përpjekje me vite për të marrë informacione në lidhje me fondet e paligjshme të dyshuara në bankat zvicerane.
Deklarata e hollësishme e Këshillit Federal të Zvicrës në ndarjen e informacioneve tatimore vjen një ditë pasi vendi firmosi konventën shumëpalëshe të OECD-së për ndihmë të ndërsjellë administrative në çështjet tatimore. Nënshkrimi i paktit lejon për shkëmbimin automatik të informacioneve dhe asistencës së ndërsjellë administrative në çështjet tatimore me autoritetet jashtë shtetit.
I njohur për sekretin e saj bankar, propozimi i Qeverisë zvicerane së shpejti do të diskutohet nga Parlamenti i Zvicrës. Sipas ligjit ekzistues, tatimpaguesit duhej të njoftoheshin pa përjashtim para se të dhënat e tyre të dërgohen në shtetet e caktuara.
"Këshilli Federal i Zvicrës ka specifikuar në draftin e saj se të dhënat e tatimpaguesve do të transmetohen vetëm në raste të jashtëzakonshme", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Zvicrës. Gjatë samitit në shtator të 2013-ës, anëtarët e G–20, duke përfshirë Indinë, kishin kërkuar përsëri që të gjitha juridiksionet të zbatohen nga rekomandimet e Forumin Global.
Marrë nga AlbInfo
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com