"Brazil 2014" - Grupi F luan edhe dy ndeshjet e fundit ku Argjentina kryesuese do të përballet me Nigerinë e vendit të dytë. Trajneri i Amerikano-Jugoreve Sabeja, sqaron se kur ka në skuadër një lojtar si Messi është e pamundur që të mos jesh i varur. Kombëtarja Albiceleste ka 6 pikë nga dy ndeshjet e para dhe i mjafton vetëm një barazim për të përfunduar si e para në grup. Nigeria mban vendin e dytë në grup dhe me një barazim kalon më tej. Trajneri Keshi gjatë konferencës për shtyp fillimisht i ka uruar Messit ditëlindjen duke thënë se ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, por ka sqaruar se skuadra e tij do bëjë të pamundurën për t’u kualifikuar në fazën e një të tetave. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Bosnjës dhe Iranit.
Ne grupin E dy ndeshjet e fundit luhen në orën 22:00, Franca pas dy ndeshjeve të para mjaft të mira e ka siguruar kualifikimin dhe trajneri Deshamp mund t’u japë hapësirave lojtarëve që janë aktivizuar më pak në takimin ndaj Ekuadorit. Kjo e fundit ka tre pikë aq sa Zvicra dhe ndaj transalpineve luan kualifikimin. Në ndeshjet tjetër të grupit E Zvicra përballet me skuadrën e fundit në grup Hondurasin. Në kampin e helvetëve janë optimist për një kualifikim të mundshëm. Trajneri Hitcfilld sqaron se skuadra e tij hyn në një ndeshje gjithmonë për fitore. Hondurasi kërkon ta mbyllë me nder. Nëse Franca në këtë grup e ka të sigurt vendin e parë Ekuadori dhe Zvicra janë në luftë për një biletë në fazën e një të tetave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO