Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka hyrë në historinë e futbollit zviceran duke barazuar një rekord të jashtëzakonshëm në fazat finale të Kupës së Botës.

Mesfushori shqiptar arriti paraqitjen e tij të 13-të në kampionatin Botëror gjatë sfidës së Zvicrës ndaj Katari (1-1) në Kupën e Botës 2026, duke u bërë një nga lojtarët me më shumë ndeshje të zhvilluara për përfaqësuesen helvete në këtë kompeticion prestigjioz.

Me këtë arritje, Xhaka barazon rekordin e mbajtur nga mbrojtësi Ricardo Rodriguez, me të dy futbollistët që tashmë ndajnë vendin e parë në listën historike të paraqitjeve të Zvicrës në Kupat e Botës.

Më herët, këtë rekord e mbante edhe ish-ylli i përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri, i cili kishte regjistruar gjithashtu 13 paraqitje në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Xhaka ka qenë pjesë e Zvicrës në katër edicione të Kupës së Botës, më 2014, 2018, 2022 dhe 2026.