Zvicër – Qeveria zviceriane ka marrë disa masa për të rregulluar kushtet e prostitutave, duke vendosur në rrugë disa “Kuti Seksi”.
Nëntë prej këtyre kutive do të instalohen në Zyrih, vlera e të cilave shkon në rreth 1.8 milionë euro. ‘Dhomat e Seksit’ do të jenë në shërbim të përditshëm që prej orës 05:00 të mëngjesit.
Personat të cilët do të frekuentojnë prostitutat, fillimisht do të shikojnë 40 prej tyre dhe më pas do të zgjedhin njërën.

Më pas, klienti dhe prostituta do të shkojnë me makinë në “Dhomat e Seksit”, që janë të instaluara nëpër rrugë. Këto të fundit janë të veshura me postera për që tregojnë për “seks të sigurt”.
“Dhomat e Seksit” janë të pajisura me një buton alarmi, i cili aktivizohet në rast se prostituta apo klienti ndjehen në rrezik. Iniciativa të tilla, për të rregulluar prostitucionin, janë përdorur edhe në disa qytete të Gjermanisë.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com