Vendimi i FIFA për të dënuar vetëm me gjobë Xherdan Shaqirin (10 mijë franga), Granit Xhakën (10 mijë franga) dhe Stephan Lichtsteiner (5 mijë franga) është pritur me hare nga mediat zvicerane.
Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner do luajnë kundër Kosta Rikës, është titulli i “Blick”. Tashmë ‘Nati’ do përqëndrohet vetëm te përballja e radhës dhe jo te konfliktet verbale.
“Zvicra merr lirshëm frymë,” është titulli i televizionit “SRF” dhe “20min”, shkruan 'albinfo.ch'.
“Nuk ka dënim për treshen e kombëtares helvete,” shkruan në titullin e prestigjiozez “NZZ”. “FIFA dënon me gjobë gjestin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner në ndeshjen kundër Serbisë.”
Zvicra të mërkurën do luajë kundër Kosta Rikës, ku një barazim do e dërgonte automatikisht në çerekfinale.