SHBA - Zvicra ka mbërritur në San Diego, ku po përgatitet për ndeshjen debutuese në Botërorin 2026 ndaj Katarit, e programuar më 13 qershor. Skuadra po përballet me temperaturat e larta dhe lagështinë në SHBA, duke u përshtatur me një ambient të ri, ndërsa tani ka edhe një tjetër alarm. Në hartën e fushës së stërvitjes është shënuar “zonë e mbushur me gjarpërinj”.

Faqja zyrtare e skuadrës zvicerane ka publikuar një foto të kampit ku stërvitet ekipi, me etiketa që tregojnë zona të ndryshme. Zona për portierët është pas fushës, ndërsa palestra është e mbuluar me një tendë të madhe. Tifozët janë habitur, kur kanë parë zonën e madhe përreth fushës stërvitore, ku shkruhet “zonë gjarpërinjsh”.

Zona problematike është shenjuar me vija të kuqe të errëta dhe shkrimin: "Kujdes nga gjarpërinjtë”. Sipas muzeut të historisë natyrore të San Diego, në atë zonë ka katër lloj gjarpërinjsh me zile, helmues.

Zvicra nuk është kombëtarja e vetme që duhet të ketë kujdes nga gjarpërinjtë në grumbullimin amerikan. Edhe Norvegjisë i është kërkuar vëmendje ndaj zvarranikëse të rrezikshëm në kampin e saj pranë Grandover Resort&Spa në Greensboro, Carolina e Veriut. Haaland me shokë u është rekomanduar të mos “provokojnë” asnjë nga gjarpërinjtë, “të zakonshëm” në Greensboro.