Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, është shprehur optimist para ndeshjes me Argjentinën. Ish-trajneri i Bayern Munchen, beson në skuadrën e tij, duke shtuar se në futboll gjithçka është e mundur. “Ne do ta luajmë stilin tonë të lojës. Ne i kemi mundësitë tona përballë Argjentinës, nuk kemi asgjë për të humbur, por kemi shumë për të fituar.

Të martën ne mund ta shkruajmë historinë, në futboll çdo gjë është e mundur”, shtoi trajneri i Zvicrës.

Ndeshja do të jetë edhe një përballje mes dy golashënuesve Mesit me 4 gola dhe Shaqirit me 3 gola. Argjentina shihet si favorite për të kaluar grupin.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)