Zvicra zgjidhet vendi më i mirë
në botë për vitin 2018

Zvicra zgjidhet vendi më i mirë<br />në botë për vitin 2018<br>
Për herë të dytë radhazi, Zvicra është zgjedhur si vendi më i mirë për të jetuar fal normës së ulët të papunsisë, forcës profesionale të punë, stabilitetit dhe prosperitetet ekonomik.

Vendi Alpin është zgjedhur si vendi më i mirë për të jetuar nga një raport i publikuar ditën e sotme nga “US News and World Raport” në bashkëpunim me Universiteti Wharton në Pennsylvani.

Raporti merr 80 vende dhe i rendit ato në bazë të atributeve që konsiderohen të rëndësishme "për suksesin e një kombi modern" të tilla si rritja ekonomike, cilësia e jetës dhe ndikimi që këto vende kanë.

Vendin e dytë të këtij raporti e ka zënë Kanadaja e në vend të tretë renditet Gjermania. Nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar është renditur në vendin e katërt e ndjekur nga Japonia, Suedia dhe Australia.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë reditur në vend të tetë, të ndjekuara nga Franca dhe Norvegjia.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS