Sulmet nga Irani, zv.këshilltari i SHBA për Sigurinë takon Xhaçkën: Mbështesim Shqipërinë, të forcohet siguria kibernetike

Sulmet nga Irani, zv.këshilltari i SHBA për Sigurinë takon Xhaçkën: Mbështesim Shqipërinë, të forcohet siguria kibernetike

Shtëpia e Bardhë

Zëvendës Këshilltari i SHBA për Sigurinë Kombëtare Jon Finer ka shprehur mbështetje për Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike pasi ra pre e sulmeve nga Irani. Pas takimit me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, Finer shprehu vlerësim për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në Këshillin e Sigurimit dhe falënderoi popullin shqiptar për pritjen e afganëve.

“Finer ripohoi mbështetjen e menjëhershme, domethënëse dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike përballë sulmeve kibernetike të përsëritura, shkatërruese nga Irani. Ai shprehu vlerësimin e SHBA-së për bashkëpunimin tonë të fortë në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale. Ai theksoi punën tonë së bashku si aleatë të NATO-s dhe vlerësoi lidershipin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht si mbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezolutat që lidhen me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. Gjithashtu, Finer falënderoi popullin shqiptar për bujarinë e tij në pritjen e përkohshme të atyre që janë larguar nga Afganistani”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. 

Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS. Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: "Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë". Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës