Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Gara me Shqipërinë dhe vendet e rajonit duhet të jetë pozitive

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Gara me Shqipërinë dhe vendet e rajonit duhet të jetë pozitive

Bujar Osmani

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet në intervistë për Deutsche Wellen, se nuk duhet të biem në kurthin e garës negative duke dashur që të kalojmë njërin vend e tjetri të ngelet pas në proceset e integrimit në BE. Ai thotë se BE tashmë e ka kuptuar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për nisje të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Mendoj se nga ky samit kishte dy  lajme të mira, qe Maqedonia bashkë më Bullgarinë do jenë presidenca e ardhshme e Samitit, për të qenë një shembull në rajon. Lajmi i dytë ishte aprovimi i tre projekteve njëri prej të cilëve kompleton rrugën mes Shkupit dhe Kosovës. Procesi i Berlinit po jep frytet e veta.

As procesi i Berlinit nuk është ideuar si kompensim për shtyrje të datës. Nuk ka kompensim për fillimin e bisedimeve me BE sepse ne e kemi merituar. Franca është një mike e jona e cila ka vendosur të jetë më shumë prezente në rajon. Jam pozitiv për fillimin e bisedimeve. Tetori do jetë data e vendimit për ne. Përgatitja jonë për t'u anëtarësuar janë procese që duhet të shkojnë krah për krah. Nuk duam  të bëhemi anëtarë nesër por duam të krijojmë perspektivë për të nxitur reformat.

Këshilli  i BE nuk ka dhënë kritere  shtesë. Ne do fillojmë që nga e thëna të kalojmë në të bërë. Nëse e krahasoni Maqedoninë me atë të disa viteve do të shihni se në çdo fushë është krejtësisht ndryshe nga ajo e para disa viteve.

Unë mendoj se gara pozitive është e mirë. Duhet të krijojmë një olimpiadë reformash por nuk duhet të kalojmë në garë negative. Dëshira jonë është që të dy vendet të marrim përgjigje pozitive në Tetor. BE kupton se Ballkani Perëndimor ka nevojë për prezencë dhe shtytje dhe nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", u shpreh Bujar Osmani.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!