Zv.Kryeministrja Mesi në zonën e përmbytur në Shkodër: Sot 20 ton ushqime për komunitetin në nevojë

“Jemi në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës dhe i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve qendrorë e vendorë, si edhe të gjithë komunitetit në Shkodër të bashkëpunojnë për të përballuar situatën kërcënuese nga përmbytjet”.

Në përgjigje të situatës së rënduar të përmbytjeve në zonën e nën- Shkodrës, ZëvendësKryeministrja Mesi ka inspektuar sot Njësinë Administrative Dajç. Në vizitën e saj dhe bashkëbisedimet me banorët e zonës, Znj. Mesi shoqërohej nga Prefekti i Qarkut Çesk Millja; deputeti Luan Harusha; ZëvendësMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimitër Kote; Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi;  Drejtori i Policise së Qarkut Shkodër Vehbi Bushati, Komandanti i Batalionit të Parë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore të Vaut të Dejës, Ali Mali.

ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh se: “Situata paraqitet e vështirë, mesatarisht kërcënuese, por jo kritike, dhe se Qeveria Shqiptare ka qenë dhe është plotësisht e angazhuar për tu ardhur në ndihmë banorëve”.

Më tej, Mesi falenderoi për punën me përkushtim gjatë kësaj situate emergjence strukturat operacionale të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Emergjencave Civile dhe të Policisë së Shtetit që janë në terren dhe në gadishmëri të plotë prej disa ditësh për tu ardhur në ndihmë të gjithë banorëvë të prekur.

Mesi theksoi se “Është e nevojshme që banorët të reagojnë për të parandaluar përkeqësimin e situatës përmes zhvendosjes së gjësë së gjallë apo orendive shtëpiake, si dhe duke iu drejtuar menjëherë për ndihmë forcave ushtarake, të policisë dhe të emergjencës përmes numrave 127, 128 dhe 129”.

ZëvendësKryeministrja garantoi banorët se qeveria shqiptare do të marrë masat e nevojshme për evidentimin, vlerësimin dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në këtë moment, theksoi ajo, e rëndësishme është menaxhimi i situatës me sa më pak dëme dhe ardhja në ndihmë të menjëhershme për çdo banor dhe shpëtimi i çdo gjëje të gjallë.

"Sot erdhën 20 ton ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitetit në këto zona. Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 ton ushqimeve për gjënë e gjallë për nevojat në vazhdim të zonave të përmbytura dhe ushqime dhe ujë të pijshëm", shtoi Mesi.

Sikurse e ka përmendur edhe në inspektimet e saj të mëparshme në Obot dhe Anën e Malit gjatë ditëve të përmbytjeve, Mesi nënvizoi se “pasi të tejkalohet situata kërcënuese në të cilën gjendemi, do të ngrihet një grup pune me aktorët në nivel vendor e qendror si edhe ekspertë të fushës në mënyrë të tillë që të bëhet një analizë e plotë e situatës dhe të ndërtohet një plan veprimi për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë te përmbytjeve në Shkodër”.

Qëllimi jonë, u shpreh Mesi, është gjetja e zgjidhjes afatgjatë e të qendrueshme, dhe jo vetëm menaxhimi i kërcënimit.

Gjendja në terren sipas Forcave të Armatosura:

Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuar për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në zonën e Nënshkodrës me mjete të transportit rrugor dhe varka, shpëndarjes së ndihmave, çadrave dhe seteve për familjet që po evakuohen.

Në mënyrë progresive, që prej 5 Marsit e deri tani kanë realizuar: transportimin e 850 personave, mbi 900 pakove ushqimore, 2860 litra ujë, si dhe kanë angazhuar 324 forca.

Gjatë ditës së sotme janë evakuar 34 familje, ndërkohë që prioritet i është dhënë edhe evakuimit të bagëtive në zonat e prekura nga uji.

Bashkia Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën “Et‘hem Kazazi” ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka marrë masat e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4 dhe po kujdesen për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë po bëhet evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Njësia Administrative Dajç:

Deri në këto momente, janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 280 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 110 ha, fshati Darragjat 90 ha, fshati Samrisht i Ri 25 ha, fshati Samrisht i Vjetër 20 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 10 ha , fshati Rrushkull 5 ha, Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Foragjere dhe jonxhe 415 ha, Bime dekorative 28 ha, Vreshtë 0,5 ha, Grurë 29 ha

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit.

Njësia Administrative Ana Malit: Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara. Në fshatin Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Një fadromë do të hapë rrugën në kodër, rrugë e vjetër.

Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:

Fshati Trush 260 ha, fshati Bërdicë e Madhe 200 ha, fshati Bërdicë e Mesme 100 ha, fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera.

Njësia Administrative Rrethina: Janë të përmbytura 70 ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë jonxhë dhe foragjere 40 ha. Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi: Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët e bashkisë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

s.k/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)